-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

E turpshme: Samiti i krerëve ushtarakë të NATO-s në Tiranë, policia “i vë drynin” Et’hem Beut

Më të lexuarat

Është e paprecedentë ajo që ka ndodhur së fundi ku policia e kryeqytetit ka urdhëruar mbylljen e xhamisë historike të Et’hem Beut në qendër të Tiranës, me pretendimin se hyn brenda perimetrit të sigurisë së pranisë së krerëve ushtarakë të NATO-s, të vendosur në Hotel Plazza, pra pak metra larg këtij objekti kulti.

Imami i xhamisë, Elton Karaj, i kontaktuar në telefon, tha se vendimi i është komunikuar nga ana e autoriteteve policore të Tiranës, dhe se kjo vlen përsa kohë do jenë prezentë ushtarakët e lartë në kryeqytet, me gjasë deri nesër paradite.

Pra, gjatë ditës së sotme, duke nisur nga mëngjesi i hershëm kur kryhet dhe falja e parë, e deri paraditen e së hënës, xhamia do jetë e mbyllur për besimtarët, një precedent i ndodhur vetëm nën komunizëm për dekada me radhë, sa xhamia ekziston prej qindra vitesh.

Nga ana tjetër, ka zëra që KMSH-së nuk është komunikuar vendimi për mbylljen e xhamisë, por krerët e saj ende nuk janë prononcuar.

Mbyllja e Et’hem Beut, qoftë dhe për 24 orë, tregon se medalja e Shqipërisë si vend i paqes dhe i tolerancës fetare më unike në botë, ka raste kur konsiderohet pa asnjë vlerë.

Policia shqiptare ka të gjithë instrumentat për të ofruar siguri, pa qenë nevoja e mbylljes së një xhamie, që më tepër kur është historike dhe monumentale, duke i privuar besimtarët nga e drejta e ritit të faljes, pjesë e të drejtës së besimit, por dhe cënuar vlerat fetare, kombëtare dhe identitare, shprehur në objekte të tilla. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit