Jo vetëm Dino Asanaj, por edhe dy anëtarë të tjerë të familjes Asanaj kanë kryer vetëvrasje këta 20 vjetët e fundit.
Pos Dino Asanajt, i cili sipas autopsisë, del se ia ka marrë jetën vetes javën e kaluar, edhe motra dhe i ati i tij, sipas burimeve zyrtare kanë kryer vetëvrasje, shkruan koha.
Ky fakt për Prokurorinë është marrë si element shtesë që mbështet ekspertizën profesionale se ish-kryetari i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka kryer vetëvrasje.
“Motra e Dino Asanajt në fillim të viteve 90’ ka kryer vetëvrasje me revolen e babait të saj. Ajo ka qenë relativisht e re. Pa dashur të fliste për arsyet, ajo ka kryer vetëvrasje. Pas një kohe jo shumë të gjatë edhe babai i tij, Musa Asanaj, ka bërë vetëvrasje në Pejë, duke i dalë trenti përpara”, ka thënë një burim në proces.
Dino Asanaj, është gjetur javën e kaluar nga shoferi i tij, në zyrën e tij, në Hajvali, pa shenja jete. Më pas ai ka vdekur gjatë operacionit në QKUK./kohaislame