20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Sot dëshmon Kadri Veseli

Më të lexuarat

Ish Shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), Kadri Veseli, sot do të dëshmoi në rastit tashmë të njohur si “Bllaca II”. Do të dëshmoi në një proces që është nisur nga i vetëshpalluri si agjent i këtij shërbimi, Nazim Bllaca, ani pse Veseli ka deklaruar publikisht që nuk e njeh Bllacën dhe se ky i fundit nuk ka qenë pjesë e SHIK-ut.

Veseli, që zyrtarisht ka drejtuar SHIK-un deri në vitin 2008, kur edhe po ashtu zyrtarisht ka shpallur të mbyllur këtë agjenci, ende nuk dihet për çka do të pyetet, por e përditshmja “Bota Sot” veç ka shtruar disa prej pyetjeve të mundshme.

“A është i gatshëm të përballet njëmend ish Shefi i Shërbimit Sekret SHIKU-ut, Kadri Veseli me drejtësinë në Kosovë? Çfarë rëndësie ka dëshmia e tij për procesin Bllaca 2 dhe për procesin në tërësi? A do të duket ndryshe Kosova nga nesër apo do të mbetet gjithçka njësoj? A do të jetë ky një bllokim për të keqen apo vetëm një shkëndijë për një front të ri? A e kishte nën kontroll Veseli tërë SHIK-un apo vetëm pjesërisht?
Si ishin të ndara funksionet? Kush e udhëhiqte anën inteligjente, dhe kush anën bizare të tij? Për të arritur te dilema kryesore e ngritur nga Nazim Bllaca në proces, siç thotë ai pjesëtar i korpusit të vrasjeve apo tek vetë dilema qytetare kush i vrau gjithë atë mori njerëzish pas luftës? Por, a ka ardhur përfundimisht koha për të vënë drejtësi?!”, shkruan gazeta.
Në këtë shkrim pretendohet se i gjithë procesi pritet të kryhet brenda një muaji, ndërsa dënimet pritet të jenë rreth 20 vjet. “Në mesin e të dënuarve pritet të jetë edhe Shpresim Ukaj, njëri prej personave që sipas Bllacës e ka përbërë skuadrën e vdekjes, ndërsa ai vetë ka punuar çuditërisht në PTK deri në vitin 1999”, thuhet aty. /Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit