-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

E tmerrshme nga Gaza: Gratë, lindje me prerje cezariane pa anestezi

Më të lexuarat

Pesëdhjetë mijë shtatzëna nën pashpirtësinë izraelite, 5500 duhet të lindin muajin e ardhshëm

Gratë që lindin me prerje cezariane pa anestezi, dezinfektim i spitaleve të mbipopulluara me uthull dhe rritje të lindjeve të parakohshme. Është një përditshmëri e re, brutale në Gaza, e cila është ekspozuar ndaj agresionit brutal të Izraelit për më shumë se tre javë.

“Lindjet me prerje cezariane ndodhin për shkak të frikës dhe stresit tek gratë shtatzëna. Ne gjithashtu shohim se ka gjithnjë e më shumë lindje të parakohshme, gjë që është e rrezikshme sepse kemi gjithnjë e më pak pajisje të nevojshme për foshnjat e lindura para kohe”, tha mjeku Nasser Bulbul nga spitali al-Shifa për agjencinë e OKB-së UNFPA.

Sipas të dhënave të UNFPA-së, aktualisht në Gaza janë 50 mijë gra shtatzëna dhe rreth 5500 prej tyre do të lindin muajin e ardhshëm. Shumë gra në lindje dalin nga maternitetet vetëm pas disa orësh dhe gjithsesi kushtet në spitale janë çnjerëzore. Në shtëpitë e tyre, nëse janë fare të paprekura, nuk është më mirë – nuk ka energji elektrike, ujë të pijshëm, pa karburant dhe lidhjet telefonike e interneti janë të luhatshme.

“Para ndërprerjes së energjisë elektrike të premten e kaluar, ekipi ynë nga Gaza e përshkroi situatën rreth tyre si një ‘film horror’,” thotë Hiba Tibi nga Care, organizata kryesore kundër varfërisë në botë, e cila është drejtoreshë për Bregun Perëndimor dhe Gaza-n. Tibi përshkroi për mediat amerikane se strehimoret po bëhen gjithnjë e më të mbushura me njerëz dhe se pothuajse gjysma e popullsisë duhej të linte shtëpitë e tyre dhe të evakuohej në jug të Rripit të Gaza-s.

Hiba i tha Deutsche Welle-s se sëmundjet infektive tashmë po shpërthejnë në strehimore. “Disa nga mjekët me të cilët jemi në kontakt na thanë se përdorin uthull për dezinfektim dhe se nuk kanë kërkesat minimale për anestezi. Ata trajtojnë njerëzit në dysheme dhe jashtë spitalit. Ata janë shumë të lodhur, por edhe të guximshëm dhe vazhdojnë me punën e tyre”, tha Hiba.

Organizata Care ndihmon gratë dhe të rinjtë në Gaza. Hiba thekson se familjet në të cilat ka vetëm gra kanë qenë gjithmonë të komuniteteve më të varfra dhe më të cenueshme. Dyshohet se gratë dhe fëmijët janë aktualisht në rrezik të shtuar duke pasur parasysh kaosin e brendshëm dhe institucionet e rrënuara civile në Gaza. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit