34.1 C
Pristina
Wednesday, June 19, 2024

Nëse Kur’ani përputhet me shkencën bashkëkohore, çfarë ndodh nëse shkenca gabon?

Më të lexuarat

Pyetje: Nëse Kur’ani përputhet me shkencën bashkëkohore, çfarë ndodh nëse shkenca gabon? A ndryshon atëherë edhe komenti juaj i Kur’anit?

Përgjigje: Kjo është një pyetje shumë e mirë dhe me rëndësi. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur e dëshmojmë kompatibilitetin në mes

Kur’anit dhe shkencës bashkëkohore. Për këtë shkak, qysh prej fillimit të

ligjërimit po e përsëris se do të flas vetëm për faktet shkencore. Për shembull, fakti shkencor se Toka është e rrumbullakët. Kjo nuk mund të ndryshojë. Mirëpo, teoritë ndryshojnë. Disa shkencëtarë myslimanë janë përpjekur që me anë të Kur’anit ta dëshmojnë teorinë e evolucionit të Darvinit. Absurditet! Për këtë shkak, nuk guxojmë të shkojmë shumë larg dhe të argumentojmë gjithçka nga shkenca bashkëkohore. Të gjitha të dhënat duhet shumë mirë t’i kontrollojmë. Kur’ani kurrë nuk do të bie në kundërthënie me faktet e vërtetuara shkencore. Kjo është arsyeja pse nuk e përdori hipotezën se njerëzit janë krijuar nga Ademi dhe Hava, edhe pse përputhet me Kuranin. Neve myslimanëve nuk na duhet shkenca që të besojmë në Kur’an. Ai për ne është kriteri ultimativ. Shkenca është kriter kryesor për ateistët. Unë kriterin e tyre e përdori dhe e krahasoj me Kur’anin. Nuk e argumentoj saktësinë e Kur’anit me anë të shkencës, por superioritetin e tij. Atë që sot e thotë shkenca, Kur’ani e ka thënë 1400 viteve. Për këtë, besoni në Kur’an që është përmbi shkencën.

Dr. Zakir Naik

*Shkëputur nga libri Islami në qendër të vëmendjes

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit