4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

E tmerrshme në Belgjikë/ Pesë adoleshentë përdhunojnë në grup 14-vjeçaren, e mitura ndërron jetë një javë më vonë

Më të lexuarat

Pesë adoleshentë janë arrestuar në Belgjikë për shkak të përdhunimit të dyshuar në grup të një vajze 14-vjeçare, e cila vdiq më pak se një javë më vonë.

Sipas mediave belge, imazhet e sulmit u shpërndanë në internet. Viktima ndërroi jetë pas më tepër se një jave. Prokurorët thonë se tre nga të dyshuarit, të cilët janë të mitur, janë adoleshentë, ndërsa dy të rritur të moshës 18 dhe 19 vjeç janë arrestuar dhe do të paraqiten në gjykatë të mërkurën.

Prokuroria vetëm ka konfirmuar se ata po hetohen për “veprime të ndodhura pak para vdekjes së viktimës”. Sipas raporteve të mediave belge, vajza kishte dashur të takonte një mik në një varrezë në Ghent më 15 maj. Sidoqoftë, ai dyshohet se mbërriti me katër të dyshuarit e tjerë dhe sulmoi viktimën. Imazhet nga sulmi u shpërndanë në mediat sociale.

“Këto imazhe ishin pika e fundit për të … e gjithë bota e saj u shemb në vend” i tha babai i viktimës gazetës flamane Het Nieuusblad. Kryetari i qytetit ku ndodhi nmgjarja tha se familja e viktimës ishte e tronditur nga rasti.

Rasti ka çuar në një reagim të fortë nga ana e politikanëve belgë, të cilët kanë deklaruar se çështja është tronditëse dhe se shpërndarja e imazheve në internet, po ashtu është një fakt i rëndë. Liesbet Stevens, një ekspert në barazinë gjinore, i tha VRT Neës se sulmi “për fat të keq nuk është një rast i izoluar”, duke vënë në dukje se rreth 200 përdhunime bandash raportohen në Belgjikë çdo vit.

(Balkanweb)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit