7.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

E pabesueshme: si spekullon gruaja e Izraelit në Tiranë me lindshmërinë e lartë palestineze

Më të lexuarat

Papërgatitja gazetareske shqiptare përballë një konflikti që kërkon së paku leximin e 10 librave dhe 100 analizave

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë ka bërë spekullimin më të pabesueshëm, por të besueshëm kur është fjala për propagandën sioniste të Tel Avivit, ku gënjeshtra shkon paralel me gjuhën e armëve ndaj një populli që vijon t’i marrë tokën dhe jetën që nga viti 1948.

Në intervistën e radhës se Galet Peleg, dhënë për Elona Meçon në “Pa Censurë”, ajo rrëzoi akuzat për genocid me faktin se palestinezët vetëm shtohen si popullsi.

“Si mund të ketë genocid, kur numri i palestinezëve dyfishohet çdo vit?!”, tha ajo, e cila, po të kishte para një gazetare më të përgatitur e të zhdërvjellët, do kishte marrë përgjigjen se ky është fakt por jo argument. Pra, dyfishimi i popullsisë palestineze është për shkak të vitalitetit si popull, i cili përçohet dhe nga shkalla e lartë e lindjeve e jo nga zemërgjerësia izraelite. Genocidi, do i kish thënë gazetarja, është “Nakba” që nisi fazën e parë të krijimit të shtetit të Izraelit, duke pasuar në dekada me zhvendosje të popullsisë, rrëmbim tokash, shtëpish, vrasje e persekutime të pandalshme, deri në atë që po ndodh sot në Gaza.

Dhe këtu vjen në diskutim çështja e gazetarëve që rreken për intervista rreth një konflikti që kërkon përgatitje specifike, duke qenë krejt të papërgatitur për ta trajtuar, qoftë dhe pyetur, protagonistë të një zhvillimi dramatik me shumë degë dhe rrënjë, të cilat shkojnë deri në lashtësi. Thënë ndryshe, nëse kërkon t’i qasesh për të shkuar te e vërteta, qoftë dhe nëpërmjet një interviste, duhet të kesh lexuar dhjetra libra e analiza.

Por më e pakta, ambasadorja duhej pyetur mbi referencat biblike në narrativën zyrtare të qeverisjes izraelite, ku vrasjet e grave dhe fëmijëve justifikohen me kinse urdhëresat e Zotit. Pra, kjo më e pakta. Apo dhe dehumanizimi i palestinezëve, po në narrativën zyrtare, duke u cilësuar “kafshë”.

Nga ana tjetër, padija gazetareske, në mos djallëzia, shkon deri aty sa organizimin e protestave propalestineze në Tiranë t’ja atribuojë “organizatave islamike”.

“Protestat që u organizuan në Tiranë kishin pankarta që dënonin, siç thashë, genocidin dhe krimet e luftës së Izraelit në Gaza, por a kanë ato edhe karakter fetar, duke qenë se janë organizuar përgjithësisht nga organizata islamike?”, ishte pyetja e gazetares.

Tani pyetja që vjen natyrshëm: cilat “organizata islamike” ishin ato që “përgjithësisht” organizuan protestat?! /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit