12.7 C
Pristina
Monday, February 26, 2024

Abbas kërkon një zgjidhje paqësore që parasheh edhe krijimin e shtetit të Palestinës

Më të lexuarat

Udhëheqësi palestinez, Mahmoud Abbas ka bërë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të luftës në Gaza dhe një konferencë ndërkombëtare të paqes për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme politike që dërgon në krijimin e një shteti palestinez.

Në një intervistë me reuters në zyrën e tij në Ramallah, Abbas tha se konflikti midis Izraelit dhe palestinezëve në përgjithësi kishte arritur një fazë alarmante që kërkon një konferencë ndërkombëtare dhe garanci nga fuqitë botërore.

Përveç luftës së Izraelit me Hamasin në Gaza, ai tha se forcat izraelite kanë intensifikuar sulmet e tyre kudo në Bregun Perëndimor të pushtuar gjatë vitit të kaluar.

Ai përsëriti qëndrimin në favor të negociatave dhe jo rezistencës së armatosur, “unë jam me rezistencën paqësore”.

“Unë jam për negociata të bazuara në një konferencë ndërkombëtare paqeje dhe nën kujdesin ndërkombëtar që do të dërgonte në një zgjidhje që do të mbrohet nga fuqitë botërore për të krijuar një shtet sovran palestinez në Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor”, shtoi ai.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një kundërofesivë pas sulmit terrorist të militantëve të Hamasit në territoret izraelite. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit