Një histori e jashtëzakonshme vjen nga Los Angelos, ku një mysliman kujdeset për fëmijët e sëmurë të qytetit të cilët, nga momenti në moment pritet që të vdesin.
Sipas mediave lokale në Los Angeles, bëhet fjalë për Mohamed Bzeek, një mysliman i devotshëm libian i cili ka kaluar 20 vitet e fundit të jetës së tij, duke u dhënë shpresë dhe ngushëllim fëmijëve të cilëve, askush tjetër nuk mundi t’ua bënte një gjë të tillë – dhjetë prej të cilëve kanë vdekur.
“Çelësi është, që t’i doni ata si veten”, ka thënë Bzeek për Los Angeles Times. “Unë e di se ata janë të sëmurë. Unë e di se ata do të vdesin. Bëj çmos si një qenie njerëzore dhe pjesën tjetër ia lë Perëndisë”.
Bzeek, 62 vjeç, u zhvendos në SHBA nga Libia si një gjimnazist në vitin 1978. Ai filloi me kujdesin e fëmijëve në vitin 1989, dhe në vitin 1991 ai përjetoi vdekjen e tij të parë, përcjell KohaIslame.
Vajza ishte prekur që në barkun e nënës, nga pesticidet e fermës së nënës së saj, dhe shpina e saj ishte aq e deformuar sa ajo kishte për të veshur një “mbështjellës” në gjithë trupin e saj.
Ajo qëndroi në shtëpinë e tij për vetëm një vit – më pas ajo ndërroi jetë. Bzeek ende ka një fotografi të vajzës së shtrirë në arkivolin e saj, e rrethuar nga lulet.
Një tjetër fëmijë – një djalë, që u shtrua në spital 167 herë dhe vdiq në moshën 8-vjeçare – ka lindur me sindromën “e zorrës së shkurtër” dhe nuk mund të hante ushqim.
Megjithatë, Bzeek do ta ulte atë në tryezë me një tas dhe lugë në mënyrë që ai mund të ndjehej si pjesë e familjes.
Tani Bzeek është duke u kujdesur për një vajzë që ka lindur me encephalocele, gjendje që e ka lënë atë mendërisht dhe fizikisht të pazhvilluar – dhe me disa probleme në tru, për të cilat ishte nevojitur edhe një ndërhyrje kirurgjike.
Ajo është e verbër dhe e shurdhër, e paralizuar në krahë dhe këmbë dhe vështirësitë i rriten çdo ditë.
Ajo shpenzon të paktën 22 në çdo 24 orë në ditë në të ushqyer dhe frymëmarrje përmes tubave.
Por Bzeek bën rojë, ditë e natë, mbi trupin e saj të vogël, për t’u siguruar që ajo ka komoditet të mjaftueshëm, përjcell KohaIslame.
“Unë e di se ajo nuk mund të dëgjojë, nuk mund të shohë, por unë gjithmonë flas me të”, rrëfen ai. “Unë gjithmonë e mbaj në duar, duke luajtur me të, duke e prekur atë. Ajo ka ndjenja. Ajo ka shpirt. Ajo është një qenie njerëzore”.
Mjekët thuhet se hoqën dorë nga shpresa për vajzën, së cilës nuk i është publikuar emri për shkak të ligjeve të konfidencialitetit, kur ajo ishte dy vjeç. Tanimë ajo është 6-vjeçe.
“Kjo,- thotë Dr Suzanne Roberts, pediatër e vajzës në Spitalin e Fëmijëve në Los Angeles,- është plotësisht në sajë të Bzeek, i cili është tashmë një legjendë në bashkësinë lokale”.
“Në qoftë se dikush ndonjëherë na thërret dhe thotë: ‘Ky fëmijë ka nevojë për të shkuar në një strehë’, ka vetëm një emër, mendojmë”, thotë Melissa Testerman, e cila i vendos fëmijët në kujdestari.
“Ai është i vetmi që do të marrë një fëmijë, i cili ndoshta nuk do t’ia dalë”.
Por Bzeek nuk mund të kishte arritur deri këtu, sikur të mos ishte për gruan e tij, Daën.
Çifti u takua falë një miku të përbashkët në vitin 1980, kohë në të cilën, i frymëzuar nga gjyshërit e saj, të cilët gjithashtu kujdeseshin për fëmijët – ajo tashmë kishte filluar të bënte një gjë të tillë.
Bzeek i ishte bashkuar asaj në përkujdesjen për fëmijët, duke përfshirë vajzën që ishte prekur nga pesticidet në barkun e nënës dhe nga mesi i viteve 1990 ata kishin vendosur të përqendrohen në të rinjtë e sëmurë.
Ata vazhduan punën, edhe kur djali i tyre, Adami, u lind në vitin 1997 me sëmundjen e kockave të qelqta dhe nanizmi./KohaIslame