15.3 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Videoja që përloti të gjithë, gruaja myslimane reagon ndaj amerikanëve që i quajnë terroristë! Ja mesazhi që dha! (Video)

Më të lexuarat

Eksperimentet sociale cdo ditë po shtohen dhe po vlerësohen për shkak të mesazheve që japin. Eksperimenti që ka bërë bujë së fundmi është filmuar në SHBA, ku një vajzë i prezanton familjes të dashurin mysliman, dhe i ati i saj e gjykon duke i thënë se janë terroristë. Pranë tavolinës së tyre ndodhej një grua myslimane e mbuluar me fëmijët e saj që reagon.
“Zotëri, më fal! Kam një djalë të vogël këtu që është amerikan dhe mysliman. Ne jemi krenarë që jemi myslimanë. Ju po tregoni mungesë respekti ndaj nesh…”
Burri kërkon ta ndërpresë, ajo vazhdon: ” Dëgjo zotëri! Mos gjyko myslimanët, hebrenjtë, katolikët apo këdo. Këtu jemi në SHBA, respektojini të gjithë. Mos n’a quani terroristë. Ajo që ne shikojmë në TV… Nuk ju fajsojmë. Dhe ne nuk n’a pëlqen, po na lëndon të gjithëve. Por, zotëri… duhet ti respektoni të gjithë.”
Në atë moment në skenë futet dhe moderatori i eksperimentit, dhe i tërheq vëmendjen. Gruaja i përulet dhe kërkon falje për reagimin. Të gjithë mahniten nga reagimi i saj. Ajo jep një mesazh shumë të fortë:
‘’Nëse ne e duam njëri- tjetrin, e respektojmë kulturën, fenë e njëri- tjetrit çdo gjë do të shkojë mirë.’’
Për më shumë, shihni videon:

https://www.instagram.com/p/BSwkqKkAQAy/

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit