2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

E keqja fiton në një referendum në Zvicër

Më të lexuarat

EouroSong-u i homoseksualizuar merr dritë jeshile në Bazel

Të dielën, banorët e Bazelit votuan për të miratuar fondet publike për Eurovision Song Contest 2025 që do të mbahet në qytetin zviceran.

Rezultatet paraprake tregojnë se shumica e qytetarëve i dhanë dritën jeshile një kredie prej 40 milionë eurosh për financimin gjithëpërfshirës të edicionit të 69-të të këtij eventi në muajin maj.

Fondet do të përdoren për financimin e kostove të programit shoqërues, por edhe për akomodimin, fushatat e mirëseardhjes dhe për zgjerimin e transportit publik lokal.

Çështja e financimit të Eurosong u ngrit nga partia e djathtë Bashkimi Federal Demokratik (EDU), e cila ndihmoi në koordinimin e mbledhjes së nënshkrimeve.

Politikanët e EDU-së kritikuan konkursin, duke e quajtur atë një “platformë propagande” për homoseksualët dhe njerëzit jobinarë, dhe në të njëjtën kohë i akuzuan ata për inkurajimin e satanizmit dhe okultizmit.

Basel do të jetë mikëpritës i eventit pas fitores së Zvicrës në edicionin Malmö 2024 me këngën “The Code of Nemo”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit