1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“E dimë shumë mirë se çfarë do të bëjmë kur të vijë momenti”

Më të lexuarat

“Të pastrosh një organizatë terroriste përmes një tjetre nuk është mirë. Mos bëni një gabim të tillë. Të gjitha organizatat terroriste janë të këqija”

STAMBOLL (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbajtur sot një fjalim në Qendrën e Kongreseve Haliç në Stamboll, gjatë një takimi në Këshillin e Përgjithshëm të Shoqatës së Biznesmenëve dhe Industrialistëve të Turqisë (TÜMSİAD), raporton Anadolu Agency (AA).

“Në vendin tonë tashmë ka dalë në shesh se kush punon nën urdhrat e fuqive të tjera si një çetë tradhtarësh dhe kush punon për kënaqësinë e Zotit. Duke mos hequr nga mëndja për asnjë moment rikujtimin se muslimani nuk duhet të kafshohet kurrë dy herë në të njëjtin vend, dua të them që jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund punës për çrrënjosjen e çetave terroriste. Dera dhe zemra jonë është e hapur deri në fund për të gjithë ata që punojnë në akord me interesat e vendit dhe popullit të tij, si dhe për të mirën e unitetit të botës islame”, ka thënë presidenti i Turqisë në fjalën e tij.

Ndërsa duke u ndalur në luftën kundër organizatave terroriste në Siri, Erdoğan është shprehur: “Thamë dhe e themi që objektivi ynë i radhës është Munbixhi. Bashkë me koalicionin ndërkombëtar që udhëhiqet nga SHBA-ja ne marrim pjesë edhe në operacionin në Raka. Por, ajo që ju themi miqve tanë amerikanë është kjo, ejani dhe bashkëpunojmë, mos bashkëpunoni me organizatën terroriste. Të pastrosh një organizatë terroriste përmes një tjetre nuk është mirë. Mos bëni një gabim të tillë. Të gjitha organizatat terroriste janë të këqija”.

Presidenti Erdoğan në vijim ka vënë theksin tek suksesi i forcave turke të sigurisë në luftën kundër organizatës terroriste, duke thënë se të gjitha forcat e sigurisë janë krah për krah duke pastruar malet. Ndërsa duke thënë se të njëjtën gjë do të bëjnë edhe jashtë kufijve, Presidenti Erdoğan tha: “E shikoni. Ata marrin mbështetje nga disa. Dhe kështu na sulmojnë. Po ne çfarë bëjmë? Patjetër që ua bëjmë varr vendin atyre që sulmojnë me predha e sende të tjera”.

“Gjatë takimit tim me Donald Trump do t’i vendos përpara të gjitha dokumentet e nevojshme”, tha Erdoğan dhe në vijim ka shtuar: “Forcat e koalicionit në bashkëpunim me ato turke mund t’ia kthejnë në një varr DEASH-it Rakka-n. Kërkojnë vrimë se ku të futen. Në të njëjtën kohë në Mosul, në El Ambar, edhe në këto vende jemi të gatshëm. Nëse do ti lëmë me kokën e tyre, shohim qartë se çfarë po ndodh në Telafer, në Sinxhar. Për këtë arsye organizuam operacion në Sinxhar. Nuk luhet lojë me popullin tonë. Të gjithë do ta shohin këtë gjë. Për këtë arsye ne e dimë mirë se çfarë do të bëjmë kur të vijë ora dhe momenti. Mund të shohësh që një natë mund të vijmë pa u ndjerë”.

Presidenti Erdoğan në fjalën e tij ka lëshuar kritika të ashpra edhe kundër Perëndimit. “Çfarë duam ne nga perëndimi? Nëse do e bësh bëje, patjetër nëse ke një botëkuptim drejtësie, tregoje atë. Turqia që prej vitit 1964 deri në vitin 2017 prej rreth 54 vitesh pret në dyert e Bashkimit Evropian. Mos u tall me Turqinë. Nëse do ta zgjidhni këtë gjë zgjidheni. Edhe ky popull ka durimin e tij. Edhe durimi ka një kufi. Dhe më pas kur Erdoğani flet thonë; ‘Përse flet kështu’. Më thoni diktator, durim, bëni lloj-lloj lëvizjesh, durim. Po deri ku dhe kur? Normalisht që ka një kufi”.

Erdoğan në fjalën e tij ka kritikuar edhe opozitën duke i thënë se zgjidhja nuk gjendet në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Evropë, por tek suksesi përmes popullit. Erdoğan ka theksuar se 16 prilli mbeti pas tashmë dhe çdo gjë ka mbaruar.

“Do të bëhem përsëri anëtar i partisë ku jam themelues”

Duke vënë në dukje se do të bëhet përsëri anëtar i partisë ku ai është themelues, Presidenti Erdoğan në vijim të fjalës së tij ka shtuar: “Të martën e ardhshme si rrjedhojë e ndryshimeve kushtetuese më 16 prill do të bëhem përsëri anëtar i partisë ku jam themelues. Ndërsa në kongresin e jashtëzakonshëm të partisë i cili do të zhvillohet më 21 maj, do të zgjidhet mënyra e re e drejtimit të partisë. Me energjinë që do të marrim nga këtu dhe forcimin e mekanizmave partiake do të përgatitemi për zgjedhjet e ardhshme. Në këtë mënyrë do të kërkojmë të rrisim bashkëpunimin dhe të marrim besimin nga populli ynë”.

Presidenti u bëri thirrje edhe biznesmenëve në të gjithë vendin duke thënë se çdo potencial i papërdorur në vend është një humbje e madhe. Ai ka bërë thirrje për të kontribuar për më shumë në investime.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit