14.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Sudan – Myslimanët sudanez mësojnë Kuranin në kushte shumë të vështira

Më të lexuarat

Krahas luftës shumëvjeçare civile, dashuria e myslimanëve sudanezë ndaj fesë dhe Kur’anit nuk njeh kufij.

Shumë familje myslimane në rajonin Nyala në jugperëndim të Darfurit dërgojnë fëmijët në medrese dhe u mundësojnë të rinjve në moshën e adoleshencës që të njohin vlerat e vërteta të Islamit dhe të ndjekin kurse të hifzit.

Në mesin e atyre institucioneve arsimore në Nyal është edhe mektebi “Imam Malik” të cilin kohët e fundit e vizitoi delegacioni turk i Fondacionit Humanitar Turk për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH).

Në heshtje dhe jashtë zonës urbane në këtë institucion kurs të hifzit ndjekin 120 studentë, ndërsa dijen ua transmeton kuadri shtatë anëtarësh mësimorë. Bëhet fjalë për një shkollë fetare të llojit të konviktit të cilën e ndjekin fëmijë të moshës prej 13 deri në 17 vjeç. Konvikti është një çadër e ngritur nga kashtë të cilin nxënësit flenë në shtretërit e bërë nga litari.

Skamja materiale ndjeshëm prek edhe në procesin e arsimit në Darfur, por fëmijët në shkollat sikur ajo e Imam Malikut u bëjnë ballë të gjitha vështirësive dhe vazhdojnë në marrjen e njohurive dhe të mësuar përmendësh të Kur’anit.

Në mungesë të libri të Kur’anit, pjesëmarrësit e kursit mësojnë Hifzin me ndihmë të tablove të drurit “Luh”, në të cilën shkruaj me ekstrakte nga pluhuri i qymyrit të shtypura nga Kur’ani.

Njëri nga nxënësit i cili është nga fundi i hifzit është 15 vjeçari Jamal Abdullaj En Nur, i cili për AA tha se është i lumtur që pas bisedës me familjen erdhi në këtë shkollë.

“Të gjithë miqtë e mi këtu janë të përkushtuar. Mësuesit na ndihmojnë shumë. E mësojmë Kur’anin përmendësh me qëllim që të jemi anëtarë të dobishëm të ummetit”, tha En Nur.

Drejtori i mektebit, Kemal Yunus, shprehu falënderimet ndaj organizatave humanitare turke për ndihmën. “Ne këtu luftojmë kundër urisë dhe thatësisë. Kemi shumë probleme, por nuk jemi vetëm. Falënderojmë organizatat turke si IHH. Punën e tyre që të kalojnë aq kilometra për të na vizituar neve, vetëm rikujton atë se besimtarët janë vëllezër. Zoti qoftë në ndihmë të të gjithë neve”, tha Yunus.

Në Sudan veprojnë një numër i madh i shkollave si ato që vizitoi IHH, dhe të gjitha ato përballen me problemin e njëjtë meqë varfëria në Sudan është një problem i gjithpranishëm dhe njerëzit mbijetojnë falë ndihmës humanitare nga jashtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit