0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

E çuditshme: Berat Buzhala në krah të Shefqet Krasniqit

Më të lexuarat

Debati mbi ngritjen e aktakuzën ndaj hoxhës Shefqet Krasniqin ka ngritur debat shoqëror, ku më shumë është vënë në pikëpyetje sistemi i drejtësisë në këtë vend. Një zë të tillë e ka ngritur edhe kryeredaktori i Gazetës Express, Berat Buzhala, ku ai prokurorët i ka quajtur trullana.

 

Ky është statusi tij, që nuk është pëlqyer shumë nga miqtë e tij në rrjetet sociale, për arsye se si duket ai i ka dal në krah hoxhës Shefqet Krasniqin:

“Rreth Shefqet Krasniqit dhe Prokurorise

Nuk po e kuptoj Prokurorine e Kosoves, qysh ia ka leju vetes me interpretu ajetet kuranore, kur ka vendos me ia ngrit aktakuzen imamit Shefqet Krasniqi.

“Përmes gjuhës së vrazhdë dhe interpretimit të ajeteve kuranore jashtë kontekstit kohor dhe frymës parimore islame, ka shtyrë tё tjerёt ta marrin rrugën drejt zonës së konfliktit në Siri dhe Irak e më pas të kryejnë akte terroriste”, thuhet ne komunikaten e prokurorise.

Po me duket e pabesueshme nje gje e tille. Ne kete menyre prokuroria e Kosoves, e edhe drejtesia, po don me thane qe religjionet jane te mira, mirepo ato keqinterpretohen.

O trullana, ju nuk jeni aty per me interpretu libra te shenjte. Pyetja eshte kjo: A i ka nxite Shefqeti djemte per me shku ne Siri, a nuk i ka nxite?

Sepse nese flasim keshtu, nese drejtesia flet me kete logjike, atehere deri neser ka me dal nje instance e larte fetare, edhe ka me ju demantu. Prokuroria eshte aty per me na tregu, nese udheheqesit fetar i shkelin ligjet civile, e jo per me na tregu nese ligjeratat, nese veprimet e tyre, jane ne perputhje me librat e shenjte.

Se cka eshte terrorizem, e cka nuk eshte, duhet me e keqyr sipas prizmit te Kodit Penal, e jo sipas Kuranit dhe Bibles. Une nime nuk po e kuptoj….”

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit