-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Duhanpirësit, më agresivë dhe më të stresuar

Më të lexuarat

Personat të cilët vrapojnë pas cigares për të luftuar stresin, bëhen edhe më agresivë e të stresuar nga ç’ishin më parë.

Teza e shumicës së duhanpirësve se “cigarja heq ose pakëson stresin” nuk është e drejtë nga ana shkencore. Duhanpirësit mendojnë se cigarja nuk eliminon apo pakëson stresin, por në të vërtetë i bën ata më agresive dhe të stresuar.

Cigarja dëmton sistemin nervor të njeriut dhe për këtë arsye sa herë që konsumohet cigare duhanpirësit nuk qetësohen, përkundrazi ato përpiqen ta zgjidhin problemin me një problem tjetër.

Kjo i ngjason pak menaxhimit të parave. Keni për të paguar borxhin e një karte krediti dhe në momentin që nuk keni para përdorni kartën tjetër të kreditit. Zgjidhja e problemit me një problem tjetër në të vërtetë i hap rrugë një problemi më serioz. Gjëja më e rëndësishme për duhanpirësit është të kontrollojnë zemërimin. Veçanërisht fëmijëve në Lindjen e Largët u mësohet mënyra sesi të kontrollojnë zemërimin. Ky edukim u mundëson një ditë më të qetë. Ndërsa shumica e personave të cilët zemërohen në trafik dhe rrahin të tjerët për shkak të një gabimi të vogël, konsumojnë cigare. Shkaku i kësaj është moskontrollimi i zemërimit.
Motivimi i ambientit ndikon pozitivisht në shpëtimin nga cigarja

Janë të shumta mënyrat e lënies së cigares por mënyra më negative dhe e pasuksesshme në lënien e saj është reagimi i ambientit përreth me fjalë si “unë të thashë, të gjithë mund ta lënë cigaren ndërsa ti jo”.

Reagime të tilla ulin motivimin e personit dhe luajnë rol të rëndësishëm në nxitjen për rifillimin e cigares.

Krahas mënyrave të shumta të lënies së cigares radhiten dhe teknikat NLP nëpërmjet të cilave duhanpirësve u flitet rreth shkakut të varësisë ndaj cigares, motivohen për sa i përket mënyrës së shpëtimit nga cigarja dhe arrihet të nxirren potencialet e vërteta të personit pa përdorur ilaç dhe pa u shëndoshur.

Lënia e cigares në 7 ditë me ndihmën e NLP

Ju mund ta lini cigaren brenda 7 ditëve me ndihmën e mënyrës NLP:

‘Nëse personat praktikojnë teknikat në fjalë për 7 ditë me radhë arrijnë një ndryshim konstant dhe të vazhdueshëm. Personat heqin dorë nga zakonet apo veset e njohura si të dëmshme dhe nuk u kthehen më atyre. Duke përdorur teknikat NLP në çështjet e modelimit, duke bindur vetëdijen e personit për ndryshim dhe duke përdorur rregullat arrijmë të marrim rezultate pozitive brenda një kohe të shkurtër. Pike së pari personi duhet të jetë i vendosur në lënien e cigares. Në vend të prodhimit të endorfinës në rrugë natyrale duhanpirësit preferojnë të blejnë një vrasës me pagesë. Por nëse personi vendos të lërë cigaren do të njihet përsëri me endorfinën dhe si rrjedhojë nikotina do të mbetet jashtë lojë. /zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit