Drenasi së shpejti pritet të bëhet me rregullore, e cila do të subvencionojë familjet që kanë mbi 7 fëmijë.
E derisa komuna është duke përcaktuar kriteret se kush ka të drejtë në këto mjete, në zyrat e komunës tashmë kanë ardhur kërkesat e para, raporton KTV.
Kërkesës qytetarët ua kanë bashkuar dokumentet e duhura për të dëshmuar se ata i kanë më shumë se 7 fëmijë. Rreth 100 mijë euro më së paku pritet t’i kushtojë buxhetit të Komunës së Drenasit propozimi për subvencionin e familjeve që kanë mbi 7 fëmijë.
Ky propozim i kryesuesit të Kuvendit në shkurt të këtij viti ishte një kundërpërgjigje ndaj deklaratave të ministrit Blerand Stavileci, i cili kishte kritikuar ato familje që lindin shumë fëmijë pa planifikim familjar.
Ndërsa Drenasi do të bëhet komuna e parë që mbështet familjet të cilat lindin shumë fëmijë. kohaislame