15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Drenasi subvencionon familjet me mbi 7 fëmijë

Më të lexuarat

Drenasi së shpejti pritet të bëhet me rregullore, e cila do të subvencionojë familjet që kanë mbi 7 fëmijë.
 
E derisa komuna është duke përcaktuar kriteret se kush ka të drejtë në këto mjete, në zyrat e komunës tashmë kanë ardhur kërkesat e para, raporton KTV.
 
Kërkesës qytetarët ua kanë bashkuar dokumentet e duhura për të dëshmuar se ata i kanë më shumë se 7 fëmijë. Rreth 100 mijë euro më së paku pritet t’i kushtojë buxhetit të Komunës së Drenasit propozimi për subvencionin e familjeve që kanë mbi 7 fëmijë.
 
Ky propozim i kryesuesit të Kuvendit në shkurt të këtij viti ishte një kundërpërgjigje ndaj deklaratave të ministrit Blerand Stavileci, i cili kishte kritikuar ato familje që lindin shumë fëmijë pa planifikim familjar.
 
Ndërsa Drenasi do të bëhet komuna e parë që mbështet familjet të cilat lindin shumë fëmijë.  kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit