Prishtinë, më 17 nëntor 2022
Drejtori i Drejtorisë për Diasporë në Kryesinë e BIK-ut, Ekrem ef. Simnica, ka pritur në takim imamin e xhamisë “Oaza” në Spreitenbach të Zvicrës, Xheladin ef. Lekën.
Drejtori Simnica falënderoi imamin Leka për vizitën dhe njëherësh nëpërmes tij falënderoi edhe tërë mërgatën tonë atje për kontributin që kanë dhënë në vazhdimësi për Kosovën. Ai edhe njëherë konfirmoi përkushtimin e institucionit të BIK-ut për ruajtjen e raporteve të mira që kanë me qendrat në diasporë, si dhe për forcimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
Nga ana e tij, imami Leka, shprehu falënderime për mikpritjen që i bëhet çdoherë në Bashkësinë Islame të Kosovës, duke shprehur kështu gatishmërinë e tij si imam, që edhe më tej në të ardhmen të vazhdojë një bashkëpunim i mirë ndërmjet tyre dhe BIK-ut.
The post Drejtori Simnica priti në takim imamin Xheladin ef. Leka appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.