Prishtinë, më 15 tetor 2024
Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur sot në takim imamin e Komunitetit Mysliman Shqiptar në Londër, Mehmet ef. Stubllën.
Në këtë takim miqësor u diskutua për gjendjen e xhamive shqiptare në diasporë dhe për bashkëpunimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe të punëve me xhamtin e atjeshëm.
Imami Stublla me këtë rast bëri dorëzimin e mjeteve financiare nga xhemati i xhamisë që ai udhëheq.
Drejtori Simnica falënderoi imamin Stublla për punën dhe angazhimin e tij në diasporë për mirëqenien e shqiptarëve atje.
Që të dyja palët ranë dakord që të vazhdohet bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve për të mirën e të gjithëve.