9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Drejtori Simnica priti në takim imamët, Sabri ef. Jonuzin dhe Mehdi ef. Kastratin

Më të lexuarat

Prishtinë, më 25 korrik 2023

Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, priti në takime të ndara imamin e Qendrës Shqiptare Fetare dhe Kulturore në Oslo të Norvegjisë, Sabri ef. Jonuzin dhe imamin e Bashkësisë Kulturore Fetare Shqiptare Kristiansand të Norvegjisë, Mehdi ef. Kastratin.

Me këtë rast, Drejtori për Diasporë shprehu falënderime për imamët dhe për qendrat Shqiptare Fetare dhe Kulturore në Norvegji, por edhe tërë diasporën që pa kursyer asnjëherë kanë ofruar dhe ende po ofrojnë ndihmë për Kosovën. Drejtori Simnica çmoi lart punën dhe angazhimin e këtyre qendrave. Ai edhe një herë përsëriti faktin se Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës vazhdimisht ka mbështetur dhe mbështet mërgatën tonë kudo që gjenden ata.

Nga ana e tyre, imamët Jonuzi dhe Kastrati falënderuan drejtorin Simnica për pritjen, si dhe e njohën atë me aktivitetet dhe gjendjen e mërgatës sonë në Norvegji.  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit