13.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Turqia zotohet se do të vazhdojë të mbështesë kauzën palestineze

Më të lexuarat

“Krijimi i një shteti të pavarur palestinez me Kudsin Lindor si kryeqytet brenda kufijve të vitit 1967 bazuar në parametrat e OKB-së është thelbësor për paqen dhe stabilitetin e të gjithë rajonit”, tha presidenti turk

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, pas takimit me homologun palestinez, Mahmoud Abbas, u zotua se Türkiye do të vazhdojë të mbështesë kauzën palestineze dhe të rrisë prosperitetin e palestinezëve, raporton Anadolu.

“Si Türkiye, ne vazhdojmë të mbështesim kauzën palestineze në mënyrën më të fuqishme të mundshme. Jemi thellësisht të shqetësuar për dhunën e kolonëve të paligjshëm”, tha presidenti Erdoğan gjatë një konferencë të përbashkët për media me presidentin Abbas në kryeqytetin Ankara.

Erdoğan dhe Abbas zhvilluan bisedime kokë më kokë në kompleksin presidencial për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, çështjen Palestinë-Izrael dhe zhvillime të tjera rajonale dhe ndërkombëtare.

“Ne nuk mund të tolerojmë asnjë akt që përpiqet të ndryshojë status quo-në historike të vendeve të shenjta, veçanërisht të xhamisë Al-Aksa. Uniteti dhe pajtimi i palestinezëve janë element kyç në këtë proces”, tha ai.

Siç theksoi Erdoğan, komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht Kombet e Bashkuara (OKB), është e rëndësishme që të angazhohet në çështjen palestineze.

“Krijimi i një shteti të pavarur palestinez me Kudsin Lindor si kryeqytet brenda kufijve të vitit 1967 bazuar në parametrat e OKB-së është thelbësor për paqen dhe stabilitetin e të gjithë rajonit”, tha presidenti turk.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, gjithashtu pritej të vizitojë Türkiyen këtë javë, por vizita u shty pasi ai pati një operacion të pa planifikuar gjatë fundjavës.

Ankaraja mbështet fuqishëm një zgjidhje me dy shtete për konfliktin Palestinë-Izrael, duke përfshirë krijimin e një shteti palestinez me Kudsin Lindor si kryeqytet.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit