Një vajzë me shami e cila do të duhej të fillonte mësimin si të gjithë të tjerat nuk është lejuar të hyj në gjimnazin ” Hajdar Dushi” në Gjakovë.
“Pasi ka hy në klasë e kanë thirrë në drejtori, i kanë thënë nuk mundesh me vazhdu mësimin përshkak të mbulesës”, thonë për RTI-në të afërmit e vajzës.
Vajza me shami sot nuk ka vazhduar mësimin dhe është kthyer në shtëpi.
Kohë më parë në një shkollë në Gjakovë kishte pankarta ofenduese për vajzat që mbajnë mbulesë duke i konsideruar të dëmshme baraz me duhanin, alkoolin e tj. /RTI