2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Drejtësia që duam: sikur të qe si në Perandorinë Osmane

Më të lexuarat

Kadiu që vendosi kundër Sulltan Abdul-Hamidit II

Ndërsa ankohemi e akuzojmë çdo ditë se nuk ka drejtësi, se gjykatës e prokurorë janë të korruptuar apo burracakë, pretendojmë ajo besojmë se drejtësi ka vetëm në Perëndim, aty ku aspirojmë të shkojmë.

Por në fakt ka patur një lloj drejtësie, plot rekorde, dhe e cila i përket kohëve të arta të sundimit islam, ku veçon dhe ish-Perandoria Osmane, ajo e cila na ka përfshirë dhe në për 5 shekuj mes shumë popujve të tjerë.

Ishte një drejtësi ku drejtësia s’i trembej drejtësisë por Zotit. Dhe ja ç’prodhonte:

Shejh Muhamed Nasiruddin al-Khatib ishte një gjykatës i Sheriatit në rajone të ndryshme në Perandorinë Osmane për një periudhë prej njëzet vjetësh, duke i dhënë fund karrierës së tij gjyqësore në qytetin ose rrethin e Jaffës në Palestinë.

Kur ai mori kontrollin e rrethit Jaffa, kishte një çështje në pritje në gjykatën e tij. Më saktë, ishte një mosmarrëveshje mes një njeriu të zakonshëm dhe Sulltan Abdul-Hamidit II, për një copë tokë.

Gjykatësit para tij iu shmangën çështjes dhe u larguan pa patur kyrajon ta shqyrtojnë atë e japin një vendim. Dhe Shejh Muhamed Nasiruddin në fillim hezitoi, por më pas vendosi të hetojë e gjykojë rastin.

Pasi krahasoi provat dhe pa që e drejta i takon burrit, ai mori një vendim që u konsiderua tejet kurajoz.

Në krye të aktgjykimit, ai shkroi këtë frazë:

“I dhashë përparësi besimit tim dhe ahiretit(botës tjetër) mbi dynjanë, ndaj vendosa kundër Sulltan Abdul-Hamid-it, duke dashur të fitojë kënaqësinë e Allahut të Lartësuar dhe të Lavdëruar”.

Pas kësaj, aktgjykimi u dorëzua në Stamboll dhe kur Sulltan Abdul-Hamid-i e pa atë, urdhëroi që t’i jepet nder Shejh Muhamed Nasiruddin el-Khatib, duke thënë:

“Falënderimi i takon Allahut, i Cili ka caktuar që nga nënshtetasit e mi të ketë të tillë që kur të bëj një gabim, do të gjykojnë kundër meje dhe do të më kthejnë tek e vërteta”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit