-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Drama e fëmijëve sirianë në librin “Botë e dashur”

Më të lexuarat

Në New Jork të SHBA-ve publikohet libri “Dear World” (Botë e Dashur) e 8 vjeçares Bana Alabed, e cila pas armëpushimit vitin e kaluar në Halep të Sirisë u vendos në Turqi ku u prit nga presidenti Erdoğan

NEW YORK (AA) – Në qytetin New York të SHBA-ve publikohet libri “Dear World” (Botë e Dashur) e 8 vjeçares Bana Alabed, e cila pas armëpushimit të arritur vitin e kaluar në qytetin Halep të Sirisë erdhi dhe u vendos në Turqi ku ishte pritur nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Bana u bë e njohur nëpërmjet shkrimeve të saj në rrjetet sociale, ku tregon dhimbjet e fëmijëve në luftën e brendshme e cila po vazhdon për 6 vite në vendin e saj. Ajo tani me librin e shkruar i flet gjithë botës.

Nëpërmjet llogarisë së saj në Twitter, e cila ka 363 mijë ndjekës, ka arritur në persona të famshëm si shkrimtarja e serisë “Harry Potter”. Në kopertinën e librit të saj janë fjalët e J.K. Rowling e cila ka shkruar se “Një histori e dashurisë dhe e guximit, në mes të egërsisë dhe terrorizmit. Kjo është shprehje e një fëmije e cila ka duruar të padurueshmen”.

Do t’i nënshkruaj librat

Në një aktivitetet e cila do të organizohet ditën e mërkurë në Fakultetin Juridik të New Yorkut, Bana Alabed do ta nënshkruaj librin e saj, i cili u shtyp nga shtypshkronja Simon & Schuster dhe ka filluar të shpërndahet nëpërmjet Amazon.com.

Në rrjetin social Twitter që menaxhohet nga Bana, e cila jeton në lagjen Katirxhi në lindje të Halepit si dhe nga nëna e saj, Fatma, e cila është mësuese e gjuhës angleze, janë treguar dhimbjet e fëmijëve, të cilët janë viktimat më të mëdha të luftës. Bana i kishte bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndihmojnë për t’i dhënë fund luftës.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB) në Siri ku miliona persona janë detyruar të zhvendosen, rreth 1 milionë e 700 mijë fëmijë nuk mund të shkojnë në shkollë.

Bana ishte pritur në Presidencë nga presidenti i Turqisë, Erdoğan dhe bashkëshorjta e tij Emine Erdoğan. Më iniciativën e Turqisë ajo ishte evakuuar nga Halepi për në Idlib dhe më pas ishte sjellë në Turqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit