5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Dosja e ndyrë “Epstein”: kush ishte bashkëpunëtori që u vetëvar në qeli porsi ai?

Më të lexuarat

“Ngrënësit e mishit të bardhë” në Ferrin e pedofilisë, me emra si Bill Cliton apo Donald Trump

Në dokumentet e “rastit Epstein” – një rast trafikimi seksual dhe prostitucioni me të mitur – renditen akuzat e viktimave ndaj disa prej figurave më të famshme botërore të këtij shekulli. Mes tyre është emri i Jean-Luc Brunel, ish-menaxher i një agjencie mode dhe bashkëpunëtor i pedofilit miliarder Jeffrey Epstein.

Brunel pësoi të njëjtin fat si Epstein, kur u gjet i vdekur në një burg francez në shkurt 2022 përpara se të fillonte gjyqi i tij për përdhunim.

Siç deklaruan asokohe mediat franceze, 74-vjeçari u gjet i varur në qelinë e burgut. Ai u gjet rreth orës 1 të mëngjesit gjatë një patrullimi nate dhe mjekët e urgjencës nuk ishin në gjendje ta ringjallën atë, tha një burim i burgut në atë kohë.

Jean-Luc Brunel, një agjent modelimi, i cili ishte i lidhur me financierin e ndjerë amerikan Epstein, i dënuar për pedofili dhe pilotim të të miturve, u dënua në Francë për ngacmim seksual dhe përdhunim të të miturve mbi 15 vjeç.

Brunel u arrestua në vitin 2020 në aeroportin “Charles de Gaulle” ndërsa përgatitej për një fluturim për në Senegal.

Ai u vu zyrtarisht nën hetim për akuzat për përdhunim të dyshuar të një të miture dhe ngacmim seksual menjëherë pas arrestimit të tij, dhe nën një hetim tjetër për përdhunimin e një të miture në qershor 2021. Hetuesit po merrnin gjithashtu në pyetje Brunelin me dyshimin për trafikim të vajzave të mitura për shfrytëzim seksual. Ai ishte në paraburgim në burgun “La Sante” në Paris.

Disa top modele kanë dalë për ta akuzuar atë për sulm seksual dhe përdhunim, dhe policia franceze thuhet se ka intervistuar qindra dëshmitarë të mundshëm. Brunel mohoi çdo keqbërje apo përfshirje në aktivitete të paligjshme. Ai u zhduk nga jeta publike menjëherë pas vdekjes së Epstein në gusht 2019. Epstein gjithashtu vari veten në qelinë e tij të burgut ndërsa priste gjyqin.

Në vitet 1990, Brunel i lindur në Paris ishte një zbulues talentesh dhe kreu i agjencisë prestigjioze Karin Models. Pasi u ndalua nga një agjenci në Evropë në 1999 pas një raporti të fshehtë të BBC-së mbi abuzimin në industrinë e modës, ai u transferua në SHBA dhe themeloi MC2 Model Management me financim nga Epstein. Atij i njihet merita për zbulimin e shumë supermodeleve, duke përfshirë Christy Turlington dhe Milla Jovovich.

Ai u takua me partneren e Ghislaine Maxëell Epstein në vitet 1980 dhe ajo e prezantoi atë me miliarderin.

“Vështirësia e tij ishte ajo e një burri 75-vjeçar të kapur në një sistem ligjor mediatik që ne duhet të hetojmë. Jean-Luc Brunel nuk pushoi kurrë së pretenduari pafajësinë e tij dhe bëri përpjekje të mëdha për ta provuar atë. Vendimi i tij (për t’i dhënë fund jetës së tij me vetëvarje) nuk u nxit nga faji, por nga një ndjenjë e thellë e padrejtësisë”, tha ekipi i tij ligjor në një deklaratë.

Në vitin 2015, Virginia Giuffre, e cila u vendos me Princin Andreë – një tjetër mik i Epstein – pasi ndërmori veprime civile kundër familjes mbretërore, akuzoi Brunelin se e kishte furnizuar me vajza Epsteinin. Ajo tha se financieri amerikan ishte mburrur me të se kishte fjetur me më shumë se 1000 “vajza Brunel”.

Giuffre, e cila ishte abuzuar nga Epstein, pretendoi se kishte pasur marrëdhënie me Princin Andreë në tre raste, e para prej të cilave ishte kur ajo ishte 17 vjeçe. Por Princi i mohoi pretendimet e saj.

Si kujtesë, një numër dokumentesh gjyqësore që identifikojnë personat e lidhur me shkelësin e famshëm seksual Jeffrey Epstein u publikuan të mërkurën.

Fakti që emri i dikujt figuron në procesverbalet e sipërpërmendura gjyqësore nuk do të thotë se ata persona janë akuzuar për ndonjë vepër penale. Nga më shumë se 100 personat e përmendur, disa janë akuzuar për keqbërje, ndërsa të tjerët bëjnë pretendime në dosjet gjyqësore ose janë dëshmitarë të mundshëm. Dokumentet ligjore përshkruajnë një rreth shoqëror të lidhur mirë në orbitën e Epstein.

Midis tyre janë Princi Andrew, Duka i Jorkut, ish-presidentët amerikanë Bill Clinton dhe Donald Trump, i ndjeri “Mbreti i Popit” Michael Jackson dhe magjistari e iluzionisti amerikan David Copperfield. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit