Haxhi Qamili është një nga figurat emblematike të viteve 1914-1915 kohë të turbullta kur Shqipëria ishte shkëputur de jure dhe de facto nga Perandoria Osmane. Pasi e kishin rrethuar Haxhi Qamilin në katundin Prush të Tiranës ai dërgon një nga trimat e tij për t’i pyetur rrethuesit se çfarë kërkonin. Ai shkon dhe kthehet me ultimatumin për dorëzimin e Haxhi Qamilit.
Haxhi Qamili e pyet trimin e vet: -Ho mër Babë çfarë duan?-
Trimi i kthen përgjigje: -O të dorëzohesh ti, o kanë për ta djeg katunin…
– JO mër Babë, si të digjet katundi, dorëzohet Baba…
Dhe Baba u dorëzu. Haxhi Qamili nuk pranoi të digjet katundi për të, ai u dorëzua dhe përfundoi i varur në litar. Çdo koment është i tepërt, edhe Haxhi Qamili e pranoi humbjen me nder dhe nuk pranoi që të digjet katundi i vet, ku ishte lindur e rritur. Rahmet pastë