4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Ky ishte Dr. Seid el Kahtani

Më të lexuarat

Kur ishte i ri kujdesej për delet dhe nuk hyri në shkollën fillore deri në moshën 15 vjeçare. Ai shërbeu në ushtri, por luftoi derisa mori doktoraturën. Ka shkruar më shumë se 130 libra, ndër të cilët më kryesori është libri “Mburoja e muslimanit” i përkthyer në 50 gjuhë.

Ai është Shejh Dr.Saed bin Ali bin Wahf Al-Kahtani, nga fisi arab Kahtan, në një shkretëtirë të vogël të quajtur Al-Areen, në lindje të qytetit Abha dhe në lindje të provincës Turaib.
Babai i tij ishte njeri i devotshem dhe e nxiste djalin e tij qe ta falte namazin me xhemat në xhami, si dhe të punonte me të në bujqësi e kullotje në një mjedis të qetë dhe fshatar. Atje ende nuk ishin hapur shkollat, por kur ai mbushi moshën 15 vjeç u hap shkolla fillore dhe ai u regjistrua ne te. Më pas hyn në shërbimin ushtarak në forcat e armatosura në vitin 1390 hixhri, me gradën ushtarake në korpusin e mjeteve te blinduara. Ai iu bashkangjit edhe bandes muzikore te ushtrise per nje periudhe dy mujore derisa ndodhi diçka e çuditshme. Nje here, kur u fal një herë në xhaminë e madhe të Khamis Mushejt, ai dëgjoi një ligjerate pas namazit në të cilën folesi nxitste njerezit për kërkimin diturise.
Kështu ai u largua nga xhamia me vrull dhe pasion, sikur të mos ishte ai “Saidi” që kishte hyrë në të, andaj u shpërngul me vetëmohim dhe vendosmëri për të kërkuar dituri në Riad. Aty mbaroi shkollën e mesme në vitin 1400 hixhri dhe u lidh me sheikët e atjeshëm, më i shquari prej të cilëve ishte dijetari Ibn Baz – Zoti e mëshiroftë.
Pastaj iu bashkua Universitetit Islamik Imam Muhamed bin Saud në Riad në Fakultetin e Bazave të Fesë dhe u diplomua në të në vitin 1404 hixhri. Ai ishte 32 vjeç kur arriti gradën e rreshterit. Ai dha dorëheqjen nga shërbimi ushtarak dhe u përkushtua me vendosmëri dhe pasionin derisa mori gradën master dhe doktoraturën në Universitetin Imam Muhamed bin Saud.
Ata që i jepnin mesim atje e kuptuan talentin, inteligjencën, fuqinë e memorizimit, drejtësinë dhe të kuptuarit e shpejtë te tij. Ai e pelqente predikimin e fesë me urtësi. Ai punoi si predikues në Ministrinë e Çështjeve Islame, pastaj si këshilltar predikues. Ai mori tre licenca në Kur’anin Famëlartë. Ai ishte imam dhe predikues i Xhamisë Al-Faruk në Konviktin e Forcave të Armatosura në Riad.
Ai e pelqente asketizmin dhe ishte njeri me mission. Atij i pëlqente të shkruajë dhe ka shkruar më shumë se 130 libra, qe të gjithë nën dritën e Kuranit dhe Sunetit. Nga libri i tij “Dhikri, lutja dhe trajtimi i rukjes sipas Kuranit dhe Suneti”, ai permblodhi disa pjese nga dhikret në një libër për ta bërë më të lehtë memorizimin e tij. Ai shkori me shume modesti ne fund te tij “I varfri tek Allahu”.
Ndoshta për qëllimin e tij të mirë dhe sinqeritetin ndaj Zotit të tij duke shkruar këtë libër, Zoti e bekoi atë me pranimin e tij nga njerëzit, kështu që ne asnjë shtëpi apo xhami nuk mungon ky libër i çmuar dhe me vlerë, i cili u shtyp në miliona kopje në te gjithë anet e botës islame dhe u përkthye në 50 gjuhë.
Në fund të jetës së tij ai ishte imam dhe predikues në xhaminë e princit Bandar bin Muhamed dhe njerëzit përfitonin prej mësimeve dhe fjalëve te tij. Djali i tij thote: “Babai im i rezistonte sëmundjes për të dhënë mësime pavarësisht përhapjes se kancerit.”
Pas katër ditësh në Spitalin e Gardës Kombëtare në Riad, zemra e tij pushoi dhe ai shkoi pranë Zotit të tij diten e hënë, më 21 Muharrem 1440 hixhri. Varrimi i tij ishte madhështor dhe njerëzit u grumbulluan per faljen e xhenazes në xhaminë Al-Raxhhi në Riad.

Zoti e mëshiroftë shehun dhe e faltë dhe e strehofte në Xhenetet e Tij të bollshme.

Genc Plumbi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit