3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dorëshkrimi më i vjetër i diktuar nga një sahabij (FOTO)

Më të lexuarat

Dorëshkrimi më i vjetër që një sahabij e ka shkruar (diktuar) dhe i cili është ruajtur deri tani është papirusi PERF nr. 555. Është shkruar në gjuhën greke dhe në të përmenden dy sahabij (shokë të Pejgamberit a.s.)

Papirusi fillon me fjalët “Në emër të Allahut”, ndërsa data e shkrimit është 28 muharem, viti 22 hixhrij – 26 dhjetor të vitit 642.

Në fakt, emiri (komandanti) Abdullah, siç tregohet në papirus kërkon nga sahabiu i njohur i Pejgamberit a.s., Amr ibn El-As, ta ndërrojë ushqimin për ushtarët dhe kuajt në vlerë prej tre monedhave të arit. Komandanti Abdullah me gjasë është sahabiu Abdullah b. Xhabir, sepse ai në periudhën e vitit 641 – 643 ka qenë udhëheqës i ekspeditës në Egjiptin e Epërm.

Ky dorëshkrim është shënuar me numrin 555 dhe ruhet në muzeun nacional të Vjenës.

Transkripti i dorëshkrimit është në gjuhën greke që në atë kohë ishte gjuha administrative e Egjiptit.

untitled

 

 

 

 

Burimi: Dialogos.ba

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit