1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Donjeta Pajazitaj nuk u vra nga ekstremistët

Më të lexuarat

Dje ishte lajmi i hidhur për vrasjen makabre nga Strellci i Deçanit të 24 vjeçares Donejta Pajazitaj, e cila më herët ishte shpallur e zhdukur, ndërsa u gjetë e mbytur në malet e Rugovës. Ky është rasti i tretë brenda vitit, ku vritet një femër me mizorinë më të madhe.

Me gjithë deklaratat e dënimet e rastit, realiteti konkret na tregon se në arenën shqiptare ende përdoret dhunë ndaj femrës dhe shumicën e herës ajo shihet si një kafshë. E normal, kur situata e shtetit tonë është katastrofë në gati të gjitha digasteret e mundëshme ndërsa pushtetarët mundohen ti hedhin pluhur syve të njerëzve të shkretë të lodhur nga kjo jetë, është më së normale që këto krime të gjejnë vend në mesin tonë.

Radikalizmi Islam, ekstremizmi, këto dy fjalë që na kanë shërdhuar qe sa kohë veshët tonë, ndërsa realiteti dëshmon se asnjë nga këta ekstremistë asnjëherë asnjë krim më të vogël nuk e kanë bërë, ndërsa dhunues të femrave ke ka të sillesh në Kosovë, na bënë të pyesim se kush vallë është armiku jonë?  Ekstremizmi fetar nuk është problemi i Kosovës.

Dihet shumë mirë gjendja e femrës shqiptare sot, se si ajo trajtohet. Çfarë poshtërimi i bëhet asaj sot është për tu çuditur, kur dihet në të kaluarën se çfarë respekti dhe nderimi ka pasur femra shqiptare. E dhimbshme, të dëgjoshë raste dhune ndaj femrës, e lërë më vrasje makabre.

Po këto do të ndodhin, deri në momentin që pushtetarët tanë për nuk do e kenë mendjen të populli. Në momentin që të gjithë ata që udhëheqin kujdesen për një mirëqenie më të mirë të popullit tonë, një jetë më të mirë, një arsim më të mirë, një shëndetësi më të mirë këto krime do të harrohen. Normale nga mjerimi të ndodhin krime që është turp për të dëgjuar.

Ne stafi i KohaIslame, e dënojmë rastin e mbytjes mizore të Donjeta Pazitaj dhe lusim Allahun që ata që e kryen këtë akt të gjinden dhe të marrin dënimin e merituar. Femra shqiptare është e nderuar dhe ajo duhet respektuar./KohaIslame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit