Sipas analistëve, fitorja e mundshme e Trump-it, është përshkruar se mund të krijojë pasiguri të mëdha në tregjet botërore
NEW YORK (AA) – Dollari ka pësuar rënie në orët e vona të së martës kundrejt valutave kryesore, si pasojë e luhatjes së rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).
Kandidati republikan Donald Trump avancon kundrejt kandidates demokrate Hillary Clinton në shtetet kryesore, kurse partia e tij sipas të gjitha gjasave do të ketë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.
Dollari ra për 0.75 përqind kundrejt paundit britanik në 0.79 në orën 06:15, sipas kohës lokale, ndërsa me 1.75 përqind kundrejt euros në 0.89, 0.3 përqind kundër juanit kinez në 6.76, dhe 2.8 përqind kundrejt jenit japonez në 102.4.
Sipas analistëve, fitorja e mundshme e Trump, është përshkruar se mund të krijojë pasiguri të mëdha në tregjet botërore.
Po ashtu edhe indekset kryesore në Wall Street kanë shënuar ulje në tregun e aksioneve të cilat ishin përgatitur për fitoren e Clinton dhe të cilat shënuan rritje në dy ditët e fundit.
Indeksi DOW ka shënuar rënie për 750 pikë, apo 3.3 përqind, ndërsa indeksi S&P dhe Nasdaq kanë shënuar rënie me rreth 5 përqind.