2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

DOKTRINA E SUPERFUQISË – Shtetet e fuqishme janë ngritur gjithmonë me Doktrinat e tyre

Më të lexuarat



ROMAKËT u ngritën duke konsideruar rracën e bardhë ariane si superiore.
Por një doktrinë më e fuqishme e shkatërroi atë. Ishte Kristianizmi.
Luftërat e brendshme mes arianëve monoteistë dhe paganëve Trinitarë, sollën fundin e saj.

Pastaj erdhi Islami dhe ndërtoi me Doktrinën e Tij një tjetër superfuqi që drejtoi botën për 12 shekuj.
Por edhe ajo superfuqi u rrëzua kur muslimanët humbën doktrinën e vet.

Pastaj u ngritën Fuqitë Kryqtare me doktrinë trinitare katolike.
Por edhe ato përfunduan me Revolucionin Francez dhe lëvizjen protestante.

Pastaj u ngritën Britanikët me fuqinë protestante, por edhe ata ranë në luftën e parë Botërore.

U ngritën pas kësaj USA me doktrinën e Ëndrrës Amerikane. Me yndyrë protestante gjithashtu.

Por po shohim se edhe Amerikanët dhe krejt kampi Perëndimor ka nisur ta braktisë doktrinën e saj dhe të orientohet në politikat majtiste të LGBT.
Prandaj sot Amerika nuk ka më doktrinë që të luftojë dhe të qeverisë botën.

Evropianët asnjëherë nuk mund të mblidhen në një doktrinë të vetme për të qeverisur botën. As fetarisht (për shkak të konflikteve të hershme katolike, protestante, ortodokse) por as doktrinë racore si ajo e Romës së Lashtë nuk mund të kenë sepse janë mbushur me raca dhe ngjyra që nuk mund ta pastrojnë dot më.

Kina kurrë nuk ka qeverisur botën sepse nuk ka një doktrinë fikse. Kështu që mund të thyhet në përballjen e parë me forcën e vetme që ka gjasa të ngrihet në vitet në vazhdim.

E kam fjalën për BOTËN ISLAME.

Duke qenë se janë pasues të një besimi që ka rezistuar sfidat e shekujve dhe nuk pranon të ndryshojë, Islami është frymëzues dhe bindës për shumë popuj që dikur përbënin UMETIN MUSLIMAN. Kjo është dhe arsyeja që e ardhmja I përket ISLAMIT.

NUK ËSHTË ÇËSHTJE FORCE DHE AS PARAJE

Është thjesht ligji Universal që Zoti ka caktuar për qytetërimet njerëzore.

Perëndimi është plakur, Kina veç numrit nuk ka asnjë doktrinë lidershipi.
I VETMI QË I POSEDON TË GJITHA ËSHTË ISLAMI.
1. DOKTRINËN FRYMËZUESE
2. NUMRIN E NEVOJSHËM NJERËZOR.
3. PASURITË NËNTOKËSORE DHE MBITOKËSORE.
4. POZITËN GJEOGRAFIKE TEPËR STRATEGJIKE..

Nga: Eduart Thartori

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit