1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dogji librin e shenjtë të Kuranit para ambasadës turke në Stokholm, Pacolli kërkon të shpallet non grata në Kosovë

Më të lexuarat

Dogji librin e shenjtë të Kuranit para ambasadës turke në Stokholm, Pacolli kërkon të shpallet non grata në Kosovë

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta shpall Rasmus Paludan person non grata në Kosovë.

Paludan ka djegur librin e shenjtë të myslimanëve Kuranin, para ambasadës turke në Stokholm të Suedisë.

Pacolli thotë se veprimi i tij është i neveritshëm dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj myslimaneve të botës.
“Pas provokimit të fundit të nacionalistit danezo-suedez para ambasadës turke në Stokholm ku djegi librin e shenjtë të Kuranit, shpresoj që Qeveria e Kosovës, sa më parë, në solidaritet me popullin turk, të shpall Rasmus Paludan person non grata në Kosovë. Veprimi i tij është i neveritshëm dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj muslimanëve të botës”, ka shkruar Pacolli.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit