1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dogana mbledh 567.7 milionë euro

Më të lexuarat

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se derisa gjatë vitit të kaluar deri me datë 1 gusht kishte 488.9 milionë të grumbulluara, ne në këtë vit ka mbledhur 567.7 milionë euro që paraqet 16.2 për qind më shumë se viti i kaluar apo 78.8 milionë euro.
Pra një kontribut të veçantë në rritjen e të hyrave çdo ditë e më shumë po jep bashkëpunimi me qytetar.
“Dogana e Kosovës ka rritur gjithnjë e më shumë besimin e qytetarëve, çdo ditë dogana është duke pranuar një numër të madh të thirrjeve të cilat janë duke ofruar informata të shumta.”

“Raporti i këtyre thirrjeve tregon se qytetarët kanë raportuar për raste të kontrabandës, korrupsionin dhe evazionin fiskal pra kemi qartazi rritje sasiore dhe kualitative të informatave”, është thënë në njoftimin e Doganë së Kosovës.

Derisa vitin e kaluar patëm 135 thirrje për periudhën janar/korrik tani kemi 238 telefonata të cilat paraqesin rritje për afër 60 për qind më shumë se viti i kaluar.
Ne besojmë që puna e jashtëzakonshme e Doganës ka prodhuar ngrite të besimit të qytetarëve, grafiku më lartë tregon që secili muaj i vitit 2016 (përveç shkurti ’15) kishte ngritje të thirrjeve. Vlen të theksohet se pjesa më a madhe e këtyre informatave janë plotësisht të saktë dhe kanë rezultuar me kapjen e një mori rastesh të kontrabandës apo evazionit fiskal.
Nga ana tjetër besim e qytetarëve Dogana e Kosovës e kthen me rritje të performacës së saj, derisa gjatë vitit të kaluar deri me datë 1 gusht kishim 488.9 milionë të grumbulluara, ne në këtë vit kemi mbledhur 567.7 milionë euro që paraqet 16.2 për qind më shumë se viti i kaluar apo 78.8 milionë euro. Pra një kontribut të veçantë në rritjen e të hyrave çdo ditë e më shumë po jep bashkëpunimi me qytetar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit