3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

DITA E DËSHPËRIMIT

Më të lexuarat

“Dita e dëshpërimit” është emër prej emrave te Ditës se Kiametit, ne te cilën njerëzit kthehen tek Allahu qe t’i llogaris për çdo gjë qe kane bere ne këtë dynja; kush ka bere, ai ka bere për vete, e kush ka bere keq, ai ia ka bere vetes se tij ndërsa Allahu nuk iu bën padrejtësi robërve te Vet.
Thotë Allahu:
” وَأَنذِرْهُمْ يَوْمَ الْحَسْرَةِ إِذْ قُضِيَ الْأَمْرُ وَهُمْ فِي غَفْلَةٍ وَهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ
Ti tërhiqju atyre vërejtjen për ditën e dëshpërimit, kur të marrë fund çështja (e përgjegjësisë e dikush në xhennet, dikush në zjarr), se ata (sot) janë të painformuar, dhe ata nuk janë duke besuar “. (Merjem, 39)
Dëshpërimi është pendim dhe keqardhje e madhe saqë njeriu han gishtërinjtë e vet nga pikëllimi për lëshimet e bëra ne jetën e dunjase dhe talljen me fe. Fatkeqësisht, këto dëshpërime nuk vërehen vetëm se atëherë kur njeriu ndahet nga kjo bote dhe kalon ne boten tjetër, sidomos kur sheh melaiket, qe vijnë t’ia marrin shpirtin.
Në Ditën e Kiametit do te ketë disa dëshpërime. Dëshpërimin e pare, me te cilin ndeshet pabesimtari dhe hipokriti është ne momentet e vdekjes kur shef melaiket e tërbuara dhe te ashpra, te cilat ia marrin shpirtin duke i rene dhe nënçmuar. Pastaj ai përjeton dëshpërime ne varr, ku i hapet një dritare e vogël dhe sheh Xhennetin e i thuhet: Ky do te ishte shpërblimi yt sikur te besoje, por meqë nuk besove shiko tash vendin tënd. I hapet një dritare dhe e shikon Xhehennemin, kështu qe dëshpërohet shume për shkak te humbjes se Xhennetit. Por sido qe te jete, dëshpërimi me i madh është Dita e Kiametit, ngase kështu e quajti Allahu këtë dite dhe se ne këtë dite ata përfundimisht marrin vesh fundin e tyre te hidhur.
Në hadithe te vërteta është transmetuar dëshpërimi i tyre ne Ditën e Kiametit, sidomos kur te sillet vdekja e personifikuar ne dash te majme dhe te theret ne mes Xhennetit dhe Xhehennemit e t’iu thuhet njerëzimit dhe xhinnëve: O banore te Xhenetit! Përjetshmëri pa vdekje. O banore te Xhehennemit! Përjetshmëri pa vdekje.
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Seid el Hudrijj sePejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam ka thënë:
” يُجَاءُ بِالْمَوْتِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ كَأَنَّهُ كَبْشٌ أَمْلَحُ فَيُوقَفُ بَيْنَ الْجَنَّةِ وَالنَّارِ فَيُقَالُ يَا أَهْلَ الْجَنَّةِ هَلْ تَعْرِفُونَ هَذَا فَيَشْرَئِبُّونَ وَيَنْظُرُونَ وَيَقُولُونَ نَعَمْ هَذَا الْمَوْتُ قَالَ وَيُقَالُ يَا أَهْلَ النَّارِ هَلْ تَعْرِفُونَ هَذَا قَالَ فَيَشْرَئِبُّونَ وَيَنْظُرُونَ وَيَقُولُونَ نَعَمْ هَذَا الْمَوْتُ قَالَ فَيُؤْمَرُ بِهِ فَيُذْبَحُ قَالَ ثُمَّ يُقَالُ يَا أَهْلَ الْجَنَّةِ خُلُودٌ فَلَا مَوْتَ وَيَا أَهْلَ النَّارِ خُلُودٌ فَلَا مَوْتَ قَالَ ثُمَّ قَرَأَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ { وَأَنْذِرْهُمْ يَوْمَ الْحَسْرَةِ إِذْ قُضِيَ الْأَمْرُ وَهُمْ فِي غَفْلَةٍ وَهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ }

Sillet vdekja ne forme te një dashi te majme dhe thirren banoret e Xhennetit. Ata ngritin kokën dhe shikojnë. A po e njihni këtë? Thonë: Po, ky është vdekja. Pastaj thirren banoret e Xhehennemit, te cilët ngrisin kokën dhe shikojnë. A po e njihni këtë pyetën? Po, është vdekja përgjigjen. Urdhërohet dhe dashi theret e pastaj thirren: O banore te Xhennetit! Përjetshmëri, me nuk ka vdekje! O banore te zjarrit! Përjetshmëri, me nuk ka vdekje! Pastaj lexoi Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam nga Kur’ani: Ti tërhiqju atyre vërejtjen për ditën e dëshpërimit, kur të marrë fund çështja (e përgjegjësisë e dikush në xhennet, dikush në zjarr), se ata (sot) janë të painformuar, dhe ata nuk janë duke besuar “.
Ky është dëshpërimi me i madh për banoret e ferrit ngase shpresa e tyre për te dalur prej ferrit mbaroi dhe ata do te mbesin përherë ne dënim dhe pikëllim te madh.
Ka thënë Ibni Mes’udi:
” ما من أحد يدخل النار إلا وله بيت في الجنة فيتحسر عليه
Nuk ka njeri qe hyn ne ferr e te mos e ketë patur një dere për te hyre ne Xhennet, për humbjen e se cilës dëshpërohet”.
Është thënë: “Dëshpërimi i madh ndodhe atëherë kur njeriut t’i jepet libri ne anën e majte”.
Allahu ua ka tërhequr vërejtjen robërve te Tij qe t’i marrin seriozisht urdhrat e Tij dhe te mos tregohen indiferent dhe tallës apo përqeshës te tyre, ne mënyrë qe te mos dëshpërohen për krimin, padrejtësinë dhe neglizhencën e tyre ndaj ahiretit. Njëkohësisht i urdhëroi edhe me pendim dhe mos humbje te shpresës nga mëshira e Tij. Thotë Allahu:
“قُلْ يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَى أَنفُسِهِمْ لَا تَقْنَطُوا مِن رَّحْمَةِ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعًا إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُوَأَنِيبُوا إِلَى رَبِّكُمْ وَأَسْلِمُوا لَهُ مِن قَبْلِ أَن يَأْتِيَكُمُ الْعَذَابُ ثُمَّ لَا تُنصَرُونَوَاتَّبِعُوا أَحْسَنَ مَا أُنزِلَ إِلَيْكُم مِّن رَّبِّكُم مِّن قَبْلِ أَن يَأْتِيَكُمُ العَذَابُ بَغْتَةً وَأَنتُمْ لَا تَشْعُرُونَ*أَن تَقُولَ نَفْسٌ يَا حَسْرَتَى علَى مَا فَرَّطتُ فِي جَنبِ اللَّهِ وَإِن كُنتُ لَمِنَ السَّاخِرِينَ

  1. Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” 54. Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij para se t’u vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t’ju ndihmojë. 55. Dhe përmbajuni asaj më të mirës që u është shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vijë dënimi befas e ju të mos dini. 56. Dhe të mos thotë ndokush: “O i mjeri unë që kam lënë mangu respektimin ndaj All-llahut dhe që kam qenë prej atyre që talleshin!”. (Zumer, 53-56)
    Allahu ka sqaruar ne Kur’an se pabesimtarët do te dëshpërohen shume në Ditën e Kiametit për shkak te pabesimit, arrogancës dhe padrejtësisë se tyre ne dunja. Thotë Allahu:
    “قَدْ خَسِرَ الَّذِينَ كَذَّبُواْ بِلِقَاء اللّهِ حَتَّى إِذَا جَاءتْهُمُ السَّاعَةُ بَغْتَةً قَالُواْ يَا حَسْرَتَنَا عَلَى مَا فَرَّطْنَا فِيهَا وَهُمْ يَحْمِلُونَ أَوْزَارَهُمْ عَلَى ظُهُورِهِمْ أَلاَ سَاء مَا يَزِرُونَ
  2. Ata që përgënjeshtruan se do të takohen me All-llahun (në ditën e gjykimit) kanë humbur përderisa t’u vijë momenti (kijameti) befas e të thonë: “Të mjerët ne për atë që lëshuam” (nga punët e mira në Dunja), e duke i bartur gabimet e veta në shpinë, dhe, e shëmtuar është ajo që bartin”. (En’am, 31)
    Po kështu edhe paratë dhe pasuritë e tyre, qe derdhen për ta penguar zhvillimin e fesë se Allahut, nesër do te jene dëshpërim për ta. Thotë Allahu:
    “إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُواْ يُنفِقُونَ أَمْوَالَهُمْ لِيَصُدُّواْ عَن سَبِيلِ اللّهِ فَسَيُنفِقُونَهَا ثُمَّ تَكُونُ عَلَيْهِمْ حَسْرَةً ثُمَّ يُغْلَبُونَ وَالَّذِينَ كَفَرُواْ إِلَى جَهَنَّمَ يُحْشَرُونَ
  3. Ata që nuk besuan, shpenzojnë pasurinë e tyre për të penguar nga rruga e All-llahut. Ata do ta shpenzojnë atë dhe ajo do të bëhet dëshpërim i tyre, madje ata do të mposhten. E ata që mohuan, do të përmblidhen vetëm në xhehennem”. (Enfal, 36)
    Kur pasuesit e se kotës ta shohin ferrin, ku do te hyjnë, dëshpërohen shume, sidomos kur shohin liderët e tyre, te cilët shfajësojnë veten. Këta te gjore shpenzuan jetët e tyre ne shërbim te pengimit te fjalës se Allahut, zbatimit dhe përfilljes se strategjive dhe urdhrave te atyre, qe punon kundër fesë se Allahut. Ata dëshpërohen dhe pendohen por nuk iu ben dobi. Thotë Allahu:
    “وَقَالَ الَّذِينَ اتَّبَعُواْ لَوْ أَنَّ لَنَا كَرَّةً فَنَتَبَرَّأَ مِنْهُمْ كَمَا تَبَرَّؤُواْ مِنَّا كَذَلِكَ يُرِيهِمُ اللّهُ أَعْمَالَهُمْ حَسَرَاتٍ عَلَيْهِمْ وَمَا هُم بِخَارِجِينَ مِنَ النَّارِ
  4. E Ata, të cilët u patën shkuar pas do të thonë: “Ah, sikur të na lejohej një kthim (në Dunja) e të largohemi prej tyre (prijësve) siç u larguan ata tash prej nesh”! Kështu All-llahu do t’ju paraqesë veprat që janë dëshpërim për ta, e ata nuk kanë të dalë prej zjarrit”. (Bekare, 167)
    ” وَقَالَ الشَّيْطَانُ لَمَّا قُضِيَ الْأَمْرُ إِنَّ اللَّهَ وَعَدَكُمْ وَعْدَ الْحَقِّ وَوَعَدْتُكُمْ فَأَخْلَفْتُكُمْ وَمَا كَانَ لِيَ عَلَيْكُمْ مِنْ سُلْطَانٍ إِلَّا أَنْ دَعَوْتُكُمْ فَاسْتَجَبْتُمْ لِي فَلَا تَلُومُونِي وَلُومُوا أَنْفُسَكُمْ مَا أَنَا بِمُصْرِخِكُمْ وَمَا أَنْتُمْ بِمُصْرِخِيَّ إِنِّي كَفَرْتُ بِمَا أَشْرَكْتُمُونِ مِنْ قَبْلُ إِنَّ الظَّالِمِينَ لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ
  5. E pasi të kryhet çështja (të hyjnë ata të xhennetit dhe të xhehennemit në të, xhehennemlinjve) djalli (u mban ligjëratën e shëmtuar), dhe u thotë: “Vërtet, All-llahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, e unë ju pata premtuar dhe, qe, nuk e zbatova premtimin ndaj jush. Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t’ju detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m’u përgjigjët; atëherë pra mos më qortoni mua, po qortojeni veten. Unë nuk mund t’ju shpëtoj juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë mohoj shoqërimin tuaj që ma bëtë mua më parë (më adhuruat në vend të Zotit)”. S’ka dyshim, jobesimtarët kanë dënim të dhembshëm”. (Ibrahim, 22) ()
    Muslimani qe shpreson ta takoje Allahun dhe te ndeshet me Ditën e Kiametit duhet t’ia ketë friken Allahut, te largohet nga gjerat, qe e hidhërojnë Atë dhe ne vend te kësaj te beje vepra te mira, te cilat i bëjnë doni dhe e shpëtojnë nga zjarri, dëshpërimi dhe pikëllimi.
    E lusim Allahun për falje, mëshirë, sukses dhe bekim për te bere vepra te mira para se te vdesim.
    E lusim Allahun te na mbroje nga harrimi i kësaj dite dhe nga devijimi.
    O Allahu ynë! Na vdis si besimtarë dhe na bashko më të mirët!
    Mëshiroje dhe bekoje Muhammedin, familjen, shokët dhe pasuesit e tij!!!
    http://www.alimam.ws
    Përshtati: Sedat Gani Islami
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit