1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Diskutimet e Davosit: Të paktën katër kriza të ndërthurura

Më të lexuarat

Frika e një recesion global me efekt në stabilitetin global

Udhëheqësit politikë dhe të biznesit u takuan të hënën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër në një kohë kur inflacioni është në nivelin më të lartë në ekonomitë e mëdha, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Evropën.

“Ne kemi të paktën katër kriza që janë të ndërthurura. Kemi inflacion të lartë… kemi krizë energjetike… kemi varfëri ushqimore, kemi krizë klimatike. Dhe ne nuk mund t’i zgjidhim problemet nëse përqendrohemi vetëm në njërën nga krizat”, tha zëvendëskancelari gjerman Robert Habeck, raporton Reuters.

“Nëse asnjë nga problemet nuk zgjidhet, unë me të vërtetë kam frikë se do të biem në një recesion global me një efekt të madh në stabilitetin global,” tha Habeck gjatë një paneli diskutimi.

Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, tha se lufta, kushtet më të ashpra financiare dhe goditjet e çmimeve, veçanërisht ato ushqimore, kishin “errësuar” perspektivën gjatë muajit të kaluar.

E pyetur në panel se a pret recesion, Georgieva u përgjigj se nuk e pret në këtë moment, por se nuk do të thotë se është jashtë diskutimit.

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, e cila do të flasë të martën në Davos, paralajmëroi se rritja dhe inflacioni janë në rrugë të kundërta, pasi presioni në rritje mbi çmimet frenon aktivitetin ekonomik dhe shkatërron fuqinë blerëse të familjeve.

“Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës mund të jetë një pikë kthese për hiperglobalizimin,” tha ajo në një postim në blog.

“Kjo mund të çojë që zinxhirët e furnizimit të bëhen më pak efikas për ca kohë dhe të krijojnë presione më të vazhdueshme të kostos për ekonominë,” shtoi Lagarde. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit