12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Kolonët izraelitë bastisin kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kuds

Më të lexuarat

Në një deklaratë, Drejtoria e Vakëfëve Islame në Kuds tha se 96 kolonë të mbrojtur nga policia izraelite hynë mëngjesin e ditës së djeshme

Një numër i madh kolonësh izraelitë dje kanë hyrë me forcë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Më shumë kolonë pritet t’ia mësyjnë kompleksit të xhamisë këtë pasdite.

Zakonisht, kolonët izraelitë bastisin kompleksin çdo ditë në mëngjes dhe pasdite përmes portës së tij Al-Mughrabi, në jugperëndim të xhamisë.

Sipas dëshmitarëve okularë, disa kolonë u përpoqën të kryenin rituale fetare në vend, por u penguan nga policia izraelite.

Grupet e kolonëve u kanë bërë thirrje mbështetësve të mblidhen në vend, një ditë pasi Gjykata e Magjistraturës izraelite në Kuds vendosi të dielën se kryerja e ritualeve fetare hebreje në këtë vend nuk përbën shkelje të sigurisë publike.

Teksa vendimi tërhoqi dënime nga palestinezët dhe Jordania, qeveria izraelite tha se do të apelojë kundër vendimit të gjykatës.

Që nga viti 2003, Izraeli ka lejuar kolonët në kompleksin Al-Aksa pothuajse çdo ditë.

Sipas Ministrisë palestineze të Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare, gjithsej 34.562 kolonë izraelitë bastisën kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në vitin 2021.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit