1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Disiplina, e rëndësishme për të ardhmen e fëmijës

Më të lexuarat

Sipas një studimi 40 vjeçar, të rinjtë që shkelin disiplinën në shkollë kanë më shumë gjasa që të provojnë një sërë problemesh kur të rriten. Ata nxënës për të cilët mësuesit thoshin se ishin sjellë keq në shkollë kishin më shumë gjasa që kur rriteshin prekeshin nga depresioni e ankthi, divorci, si dhe ndesheshin me vështirësi financiare.

Shumë fëmijë thyejnë disiplinën në shkollë njëherë a një tjetër, por sjellja e keqe e vazhdueshme mund të jetë shenjë e problemeve për te ardhmen e tyre. Ekspertë britanikë për 40 vjet vëzhguan më shumë se 3 mijë e 500 të rinj shkolle duke i pyetur ata çdo muaj rreth shëndetit, gjendjes emocionale dhe ngjarjeve të jetës.

Në fillim të studimit mësuesit i kishin pajisur ekspertët me notat a vlerësimet e sjelljes së këtyre fëmijëve, përfshi numrin e mungesave, sa herë nuk kishin ndjekur udhëzimet e mësuesve dhe sa herë u ishte tërhequr vërejtja për mosvëmendje në mësim. Rezultatet treguan se nxënësit që kishin shkelur disiplinën vazhdimisht kishin 30 për qind më shumë të ngjarë të prekeshin nga depresioni kur të rriteshin. Ata gjithashtu kishin 70 për qind më shumë gjasa që të divorcoheshin dhe 100 për qind më shumë të ngjarë që të ndesheshin me probleme financiare.

Ekspertët thonë se një faktor ndikues për këto mund të jetë se të rinjtë me probleme kishin katër herë më shumë gjasa për të braktisur shkollën duke i bërë ata të ndesheshin me vështirësi për të gjetur punë të kualifikuar me paga më të mira.

Në përfundim të studimit, thuhet se ndihma që këta të rinj të kontrollojnë emocionet e të sillen mirë në shkollë, do të përmirësonte dukshëm shanset e tyre për sukses kur të rriteshin./VOA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit