1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Disa sinjale edukative që realizon agjërimi muslimanit – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

1- Thirrja të cilën ja bën i Dashuri të dashurit është nderim, kujdes, mëshirë dhe mbrojtje.
2- Ngritjen shpirtërore që e ofron agjërimi te muslimanët e tregon pozitën e lartë që ka Umeti islam në mesin e popujve tjerë.
3- Agjërimi e prodhon devotshmërin.
Devotshmëria është mbrojtja totale nga çdo gjë e dëmshme në ahiret. Njerëzit në këtë gjendje janë tre nivele:
a- Mbrojtje nga dënimi i përhershëm i xhenemit duke u distancuar nga kufri (mosbesimi).
b- Largimi nga çdo vepër që mund të ishte mëkat.
c- Largimi nga çdo gjë që mund ta angazhoje njeriun nga Allahu.
Allahu thotë: “O ju që keni besuar keni frikë Allahun me një frikë të vërtetë”. Ali Imran: 102.
Këtë gradë e kanë arritur pejgamberët e Allahut.
4- Kufizimi i agjërimit në orar të caktuar dhe ditë të caktuara është thirrje për lehtësim dhe mëshirë për njerëzit dhe mbyllje e mundësisë për manovrime të pakontrolluara me rregullat e fesë.
5- Shfaqet Urtësia e Allahut në llojllojshmërinë e adhurimeve. Disa adhurime kanë të bëjnë vetëm me pasurinë, siç është puna e zeqatit, e disa kanë të bëjnë vetëm me trupin sikur është namazi, e disa janë trupore dhe materijale sikur është haxhi, e disa janë braktisje dhe abstenim sikurse është agjërimi, krejt kjo që ti jepet mundësi njeriut të zgjedh adhurimin sipas preferencave dhe mundësive që ka.
6- I lehtësohet adhurimi një njeriut kur e kupton se nuk është i vetëm në këtë detyrë dhe adhurim dhe kur e kupton se janë ditë të numëruara. Metoda që duhet të përdoren kur u japim detyra të caktuara fëmijëve apo nxënësve tanë.
7- Duhet shfrytëzuar të gjitha rrugët që na shpiejnë drejt devotshmërisë, sepse Allahu i Madhërishëm na e detyroi agjërimin për të arritur në këtë qëllim. (Ibën Uthejmin).
8- Shofe Urtësinë e Allahut në përshkallëzimin e detyrimit me agjërim. Fillimisht ishte disa ditë, pastaj me dëshirë ose e kompenson me ushqim, e pastaj në fund të bëhet detyrim, i cili bie veç nga ata që janë të sëmurë apo në udhëtim. (Ibën Uthejmini).

Nga hoxhë Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit