9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

DISA RREGULLA TË ABDESIT – Hoxhë Irfan Salihi

Më të lexuarat

Nëse kemi një plagë në një pjesë të trupit që duhet të lahet gjatë abdesit, atëherë si duhet të veprojmë gjatë marjes së abdesit?

1.Nëse plaga nuk është e mbështjellur me fashë dhe larja e asaj pjese të trupit nuk shkakton dëm, atëherë ajo pjesë e trupit duhet larë.

2.Nëse plaga nuk është e mbështjellur, por larja e asaj pjese nuk shkakton dëm dhe nuk dëmtohet nëse fërkohet në të, atëherë plaga duhet të fërkohet.

3.Nëse plaga nuk është e mbështjellur, por larja dhe fërkimi i saj shkakton dëmtim, atëhere e bëjmë vetëm tejemmumin.

4.Nëse ka fashë mbi plagë dhe heqja e fashës do të dëmtonte ose zgjaste shërimin, atëherë do të jetë e mjaftueshme t’i japim mes-h mbi fashë dhe nuk duhet të marrim tajemmum. Kjo vlen edhe gjatë gusllit!
Allahu e dinë më mirë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit