DEPRESIONI
Disa këshilla për të luftuar depresionin.
1. Mos harroni se të gjitha sprovat e kësaj bote janë pastrim për mëkatet tuaja.
“Nuk ju godet asnjë fatkeqësi apo sëmundje, mërzi apo pikëllim, as ndonjë aksident, as edhe thumbimi i thjeshtë i një gjembi, përveçse do t’ju falen gabimet!” Muslim.
2. Kujtoni ata që kanë më pak se ju
“Kur të shihni dikë që ka më shumë pasuri se ju, atëherë shikoni edhe ata që kanë më pak se ju.” Buhariu dhe Muslimi.
3. Mbani mend se çdo gjë që ju ndodh është e mirë për ju!
“E çuditshme është gjendja e besimtarit, me të vërtetë, ajo është gjithmonë e mirë për të, e kjo është veç për besimtarin. Nëse i ndodh diçka e mirë, ai falënderon Allahun dhe do të jetë mirë, e nëse e godet ndonjë fatkeqësi, do të bëjë durim dhe do të jetë sërish mirë.” Muslimi.
4. Mos harroni se kjo botë është kalimtare dhe se shtëpia jonë e përjetshme do të jetë në ahiret, andaj le të jetë ky preokupimi juaj kryesor!
“Kush kujdeset më shumë për ahiretin, Allahu i Lartësuar ja jep pasurinë në zemrën e tij, ai do të jetë rehat dhe i qetë, e dynjaja do t’i vijë me forcë, e kush kujdeset më shumë për këtë botë, Allahu do të mbjellë varfërinë para syve të tij, ai nuk do të jetë rehat dhe i qetë, ndërsa nga dynjaja do t’i vijë vetëm ajo që i është caktuar!” Tirmidhi.
5. Mos harroni se një ditë do të vdisni!
“Përgatituni për këtë dhe përmendni shumë atë që ndërpret kënaqësitë (vdekjen)!” Tirmidhi.
6. Kërko qetësi në namaz!
“O Bilal, na qetëso me namaz”, ai nuk tha “le të pushojmë prej tij (namazit).” Ebu Davudi.
7. Shërimi është në Kuran!
Allahu i Madhëruar thotë në Kuran:
“Ne shpallim në Kur’an atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, por për jobesimtarët, ajo vetëm se u shton shkatërrimin.” El-Isra, 82.
8. Bëj sa më shumë istigfar-kërkimfalje!
“Për ata që kur bëjnë një mëkat ose kur ndihen keq për veten e tyre, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre, e kush mund t’i falë mëkatet nëse jo Allahu? dhe që nuk këmbëngulin me vetëdije në mëkat.” Al Imran, 135.
9. Në kohë sprovash fatkeqësish, bëni sa më shumë lutje dhe sa më shumë dhikër! “Allahu është i turpshëm dhe bujar. Atij i vjen turp, kur njeriu i ngre duart (dhe kërkon) t’i kthejë bosh dhe të dëshpëruar!” Tirmidhiu.
10. Konsumoni telbinën!
“Telbina është një mjet (ushqim) për të freskuar zemrën e të sëmurit, që i largon një pjesë të pikëllimit të tij.”
Buhari, Muslim.