Në Shtetet e Bashkuara janë mbajtur protesta nga përkrahës të palestinezëve dhe izraelitëve. Kur grupet janë takuar, pati edhe përleshje fizike. Sidoqoftë, vërehej numër shumë më i madh i përkrahësve të palestinezëve në këto tubime.
Sidoqoftë, diçka që bie në sy është prania e disa hebrenjve në tubimet për t’i përkrahur palestinezët.
Siç raporton mediumi britanik, Daily Mail, në fotografitë e publikuara shihen hebrenjtë Haredi, të cilët janë kundër zionizmit.
Pjesëtarë të këtij grupi, të veshur me rroba tradicionale hebreje, u panë duke valëvitur flamuj palestinezë në Uashington dhe Nju Jork.
Pritet që tubime të ngjashme të ketë në pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara edhe të mërkurën, shkruan Daily Mail.