15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist organizon marsh solidarizues me popullin palestinez

Më të lexuarat

Gjatë ditës së premte, në Prishtinë është planifikuar të organizohet një marsh, për siç thuhet solidarizim me popullin palestinez në Jerusalem.

Në njoftimin që është bërë në Facebook, bëhet e ditur se marshi do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke filluar prej orës 12.

Aktivitetin të cilin po e organizon Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist thuhet se ka për qëllimin sokidarizimin me popullin palestinez i cili është duke u ballafaquar me spastrim etnik nga shteti i Izrealit.

“Aktualisht populli palestinez në Jerusalemin lindor është duke u ballafaquar me spastrim etnik nga shteti i Izrealit. Si pasojë e sulmeve dhe dhunës së përdorur nga autoritetet israelite vetëm përgjatë kësaj jave janë vrarë gjithësej 24 palestinezë, përfshirë këtu 9 fëmijë, duke lënë edhe qindra të lënduar. Përveç kësaj, dhuna sistematike është duke eskaluar edhe me dëbime dhe uzurpime të shtëpive të palestinezve në Jerusalem.

Shtypja dhe mbajtja nën dhunë të vazhdueshme e popullit palestinez nga Izraeli fashist është cënim i të drejtave fundamentale dhe lirisë së popujve kudo, andaj dhe duhet kundërshtuar në mënyrë universale nga të gjitha/ë ne. Andaj, ne do të ngrihemi kundër padrejtësive dhe dhunës shtetërore, kudo qoftë ajo. Në solidaritet me popullin palestinez dhe rezistencën e tyre.

Marshi mbahet të premtën në sheshin “Zahir Pajaziti” duke filluar nga ora 12:00.

Marshueset/it duhet të respektojnë udhëzimet e IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë për frenimin e përhapjes së COVID – 19 duke u pajisur me maska dhe mbajtur distancimin social gjatë marshimit”, thekson njoftimi.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit