9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

DISA GJËRA PËR TERMETET – Nga Muhamed Salih Munexhid

Më të lexuarat

1.Tërmetet, vullkanet, eklipset diellore dhe hënore… janë shenja të Allahut në natyrë dhe janë dëshmi e njëshmërisë dhe plotfuqishmërisë së Allahut.

2.Stabiliteti i tokës është një begati e madhe për krijesat e neglizhuar padrejtësisht nga shumë njerëz.
Tërmetet janë një përkujtim për njerëzit për këtë begati.

3.Rritja e numrit, intensitetit dhe vazhdimësisë së tërmeteve është shenjë e vogël e Ditës Kijametit.

4.Tërmetet janë një kujtesë për njerëzit për tërmetin më të madh të Fundit të Botës.

5.Sipas hadithit të Buhariut, 1037, tërmetet janë më të shpeshta në lindje të vendit në krahasim me Medinën.

6.Tërmetet kanë shkaqe natyrore dhe urtësi kaderi, nuk ka asnjë konflikt mes dyjave.

7.Frikësimi i robërërve është një nga urtësitë e dukurive të tilla në natyrë.

8.Nuk është e ndaluar të thuhet se tërmeti ka ndodhur për shkak të kores së hollë të tokës në atë vend ose për shkak të lëvizjes së pllakave dhe të ngjashme.

9. Frikësimi i robërve-njerëzve, ndonjëherë është për shkak të mëkateve dhe mosbindjes tyre.

10.Tërmetet prekin edhe besimtarët edhe jobesimtarët. Një fatkeqësi që u ndodh besimtarëve i fshin mëkatet dhe i rrit shkallët e tyre në Xhenet. Në të njëjtën kohë, ai mund të jetë një ndëshkim për jobesimtarët dhe mëkatarët.

11.Tërmetet janë një nga arsyet e dhënies së gradës shehid-dëshmor në ahiret.

12.Është e pëlqyer-mustehab, të falim namaz në ngjarje të tilla të mëdha dhe të tmerrshme. Ky është qëndrimi i medhhebit hanefi, një pjesë e hanbelive dhe ibn Tejmijes.

13.Dijetarët e medhhebit hanbeli, Ibn Tejmije dhe Ibn Uthejmini, besojnë se njeriu duhet të falet njësoj si për eklipsin e diellit, me dy ruku’ dhe dy sexhde.
Është traditë nga Ibn Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur me të. Ndërsa dijetarët e medhhebit shafi’i besojnë se njeriu duhet të falet individualisht në mënyrë të zakonshme.

14.Është mirë, mustehab, në ngjarje të tilla t’i lutemi Allahut, të bëjm dhikr, të pendohemi, të falim namazin, të japim sadaka dhe të bëjmë vepra tjera të mira.

15.Nuk ka ndonjë lutje të veçantë për një tërmet nga Sunneti.

16.Mungesa nga namazi i xhumasë dhe xhemati gjatë dhe pas tërmetit lejohet për këdo që ka frikë për veten ose për të dashurit e tij.

17.Lejohet bashkimi i namazeve si në rastin e udhëtarëve për ata që i frikësohen vetes, familjes ose pasurisë së tyre.

18.Monitorimi i parashikimeve të motit, analizat e tërmeteve etj. nuk është i ndaluar dhe nuk llogaritet si parashikim i ndaluar.

Muhamed Salih Munexhid / Përktheu Hoxhë Irfan Salihu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit