Shtatëmbëdhjetë gra kanë shprehur solidarizim dhe janë munduar të kuptojnë hixhabin gjatë kampanjës “hixhab për një ditë”, që u mbajte në Universitetin e Northern Britisht Columbia në Kanada.
Kjo iniciativë ka synuar të thyej ca stereotipa për femrat që veshin hixhabin dhe praktikojnë fenë Islame.
Ata kishin lënë një kuti me shami të ngjyrave të ndryshme ku çdo femër mund ta merrte një për ta provuar ndjenjën e të veshurit hixhab.
Shumë femra e kanë bërë këtë për të parandaluar diskriminimin në shoqëri.
Në mesin e komenteve janë edhe këto: “Është zgjedhje. Është simbol i lirisë së shprehjes” ka thënë një nga studentet.
Disa prej tyre edhe me krenari i postuan fotot e tyre me hixhab.
Organizuesit e kësaj kampanje kanë thënë: “Mënyra më e mirë për ndier dhimbjen ose gëzimin e dikujt është ecja me këpucët e tyre për një moment.”
Sipas shumë kërkimeve femrat që veshin hixhab janë shumë të diskriminuara në shoqëri në forma të ndryshme si në arsim, si në punësim, po ashtu edhe shpeshherë kanë pasur edhe sulme të ndryshme./KOHAISLAME.COM/