Një numër përfaqësuesish dhe diplomatësh evropianë vizituan dje lagjen Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor të okupuar për t’u takuar me familjet palestineze të kërcënuara me urdhra izraelitë dëbimi nga shtëpitë e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
“Evropianët duan të dëgjojnë nga familjet që kërcënohen të dëbohen nga shtëpitë e tyre”, tha për AA një zyrtar i zyrës së Bashkimit Evropian në Kuds.
Ai tha se delegacioni evropian drejtohet nga përfaqësuesi i BE-së në Palestinë, Sven Kuhn von Burgsdorff, dhe përfshin konsujt e Francës, Suedisë, Spanjës, Italisë dhe të tjerëve.
Vizita nuk është e para pasi diplomatët evropianë dhe shefat e misioneve kanë vizituar rregullisht lagjen Sheikh Jarrah për t’u takuar me familjet palestineze.
Tensionet kanë ndodhur në zonën Sheikh Jarrah që nga java e kaluar teksa kolonët izraelitë u futën pasi një gjykatë izraelite urdhëroi dëbimin e familjeve palestineze në favor të kolonëve izraelitë.
Që nga viti 1956, gjithsej 37 familje palestineze kanë jetuar në 27 shtëpi në lagje. Megjithatë, kolonët e paligjshëm hebrenj janë përpjekur t’i dëbojnë ata mbi bazën e një ligji të miratuar nga parlamenti izraelit në vitin 1970. /aa