15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Filmuan sulmin raketor në Tel Aviv, nuk besuan se një predhë e Hamasit do të bie mbi “ata”

Më të lexuarat

Një skenë rrëqethëse është filmuar në Tel Aviv, vend ky në Izrael që u godit nga vala e parë e sulmit me raketa nga Hamasi i Palestinës.

Një grup civilësh po ndiqnin me vëmendje sulmin, madje njëri prej tyre filmoi reagimin e mbrojtjes kundërajrore të ushtrisë izraelite mbi qiellin e Tel Avivit, transmeton Telegrafi.

Megjithatë ata kurrë nuk do të besonin se do të ishin dëshmitarë edhe të asaj, se si një raketë do të bie mbi “ata” dhe do të dridhte gjithçka përreth.

Deri më tani nuk dihet asgjë për fatin e njerëzve në video, apo nëse dikush prej tyre është plagosur aspo vdekur.

Por gjykuar nga pamjet, shihen se si në sekondat e fundit e kuptojnë që raketa do të ketë zonën ku po qëndronin.

Kujtojmë që sulmet mes ushtrisë izraelit dhe Hamasit janë duke vazhduar pa ndërprerë nga orët e para të pasdites së djeshme. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit