0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Diplomacia e Trumpit për “krizën e Katarit”

Më të lexuarat

Trump, ka kryer biseda telefonike të ndara me mbretin e Arabisë Saudite, princin e kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe (BAE) dhe emirin e Katarit, për gjetjen e një zgjidhjeje për “krizën e Katarit”

UASHINGTON (AA) – Presidenti amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar biseda të ndara telefonike me Mbretin e Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz, princin e kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe (BAE), Muhammed bin Zajed El Nahjan dhe Emirin e Katarit, Temim bin Hamad El Sani, për gjetjen e një zgjidhjeje për “krizën e Katarit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Shtëpia e Bardhë ka bërë një deklaratë në lidhje me bisedat që Trump ka kryer me liderët e vendeve të Gjirit.

Në deklaratë thuhet se “Presidenti ka theksuar se uniteti i partnerëve arabë për SHBA-në është thelbësor për vazhdimin e stabilitetit rajonal dhe luftën kundër kërcënimit iranian. Ai gjithashtu tha se vendet duhet t’iu përmbahen angazhimeve që kanë premtuar në Samitin e Rijadit për luftën kundër terrorizmit, luftën kundër ideologjisë ekstremiste dhe financimin e grupeve terroriste.”

Trump ditë më parë në Shtëpinë e Bardhë në një konferencë të përbashkët për shtyp me Emirin e Kuvajtit Sabah el-Ahmed el-Xhabir es-Sabah ishte shprehur se “është i gatshëm për rolin e ndërmjetësimit për zgjidhjen e krizës së Katarit.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit