-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Dikush mund të pyesë nëse lejohet të merret borxh për të dhënë sadaka?

Më të lexuarat

Pyetje:
Dikush mund të pyesë nëse lejohet të merret borxh për të dhënë sadaka?

Përgjigje:
Përgjigja është jo, sepse sadakaja është vullnetare, ndërsa kthimi i borxhit është një detyrim serioz. Borxhi nuk është një çështje e lehtë. Kur njeriu vdes, shpirti i tij është i lidhur me borxhin, derisa të shlyhet. Shumë prej trashëgimtarëve të të vdekurit nuk i kushtojnë rëndësi shlyerjes së borxheve të tij, madje në disa raste e vonojnë, ose nuk e shlyejnë fare. Kur kishte xhenaze, i Dërguari (salAllahu alejhi ue selem) pyeste nëse ka lënë ndonjë borxh dhe a ka mundësi ta shlyejë. Nëse i thuhej se nuk ka mundësi, thoshte: “Faljani xhenazen shokut tuaj!”¹ Profeti ka treguar se rënia dëshmor në betejë i shlyen të gjitha mëkatet, përveç borxhit.² Pra, borxhi është një çështje e rëndësishme që nuk duhet nënvlersuar.

¹Buhariu, nr.2295; Muslimi, nr.1619.
²Muslimi, ne.1885.

Komentar i xhuzit Amme, mësime të mbajtura nga Muhammed Ibën Salih el-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë). Fq.207

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit