Falënderimet i takojnë All-llahut të Madhërishëm, ndërsa përshëndetjet dhe selamet tona janë mbi profetin Muhammed Mustafa, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që pasuan gjurmët e tij.
Nuk kam mundur të gjej dhuratë më të mirë, më të vlefshme dhe më të çmuar për t’i dhuruar agjëruesve përveç asaj që Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) u ka dhuruar mbarë muslimanëve, andaj do të mundohem të sjellë një buqetë me thënie profetike si dhuratë për agjëruesit, të cilat ndërlidhen me vepra të mira dhe shpërbilim, andaj shpresojmë të jenë si nxitje dhe stimulim për agjëruesit që të jenë më të përkushtuar në shfrytëzimin e këtij muaji të begatshëm dhe më të përkushtuar në devotshmërinë e tyre ndaj All-llahut të Madhërishëm.
Prej këtyre thënieve do të veçonim:
– Transmetohet nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sellem) të ketë thënë: “Kush thotë në mëngjes: “La ila il-la Allllah vahdehu la sherike Lehu, Lehu el-mulk ve Lehu el-hamd ve Huve ala kuli shejin kadir (Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut, Ai është i pa shok, Atij i takon pushteti dhe falënderimi dhe Ai është i Fuqishëm mbi çdo gjë)” do të ketë shpërblimin e lirimit te nje robi prej bijve të Ismailit (alejhis-selam), do të ketë dhjetë shpërblime dhe do t’i fshihen dhjetë mëkate, do të ngrihet për dhjetë shkallë dhe do të jetë i mbrojtur nga cytjet e djallit derisa të vijë mbrëmja e nëse e thotë këtë në mbrëmje do të ketë të njëjtin shpërblim deri në mëngjes.”
– Transmetohet nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sellem) të ketë thënë: “Kush thotë kur zgjohet apo kur bie për të fjetur: “All-llahume ente Rabij, la ila il-la Ente halaktenij ve ene abduke ve ene ala ahdike ve vadike ma isteta’tu, eudhu bike min sherri ma sana’tu ve ebu’u leke binimetike alejke, ve ebu’u bidhenbi fegfir lij feinehu la jegfiru dhunube il-la Ente (O Zoti im, Ti je Zoti im dhe nuk ka zot tjetër përveç Teje, më ke krijuar mua dhe unë jam në premtimin tim dhe në marrëveshjen time me Ty për aq sa kam mundësi, kërkoj mbrojtjen Tënde nga ligësitë që kam bërë dhe kërkoj mbrojtjen e miresive të Tua ndaj meje dhe nga mëkatet e mia, andaj më fal mua, sepse nuk i fal askush mëkatet përveç Teje)” dhe vdes në atë ditë apo natë do të hyjë në Xhennet.”
– Transmetohet nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sellem) të ketë thënë: “Kush thotë kur zgjohet apo kur bie për të fjetur: “SubhanAll-llahu ve bihamdihi (I pa të meta është Allllahu dhe Atij i takon falënderimi)” njëqind herë nuk do të vijë në Ditën e Gjykimit askush me vepra më të mira përveç atij që ka thënë po të njëjtën duke shtuar edhe më shumë numrin.”
Transmetohet nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve selen të ketë thënë: “Kush thotë: “Radi’itu bi-Lahi raben, ve bil-islami dinen, ve bi-Muhammedin sala-All-llahu alejhi ve selem nebijen (Jam pajtuar me All-llahun për Zot, me Islamin per fe dhe me Muhammedin (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për të Dërguar)” i është obliguar Xhenneti.”
– Transmetohet nga Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sellem) të ketë thënë: “Kush thotë: “SubhanAll-llahu el-Adhim ve bihamdihi (I pa të meta është All-llahu i Madhërishëm dhe Atij i takon falënderimi)” do t’i mbillet një hurmë në Xhennet. ”
– Transmetohet nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sellem) të ketë thënë: “Kush thotë: “SubhanAll-llahu ve bihamdihi (I pa të meta është All-llahu dhe Atij i takon falënderimi)” njëqind here në ditë do t’i falen gabimet edhe nëse janë sa shkuma e detit.”
– Transmetohet nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sellem) të ketë thënë: “Kush e fal namazin e natës me dhjetë ajete nuk do të shkruhet prej të pakujdesshmëve, e kush e fal me njëqind do të shkruhet prej të sinqertëve, e kush e fal me një mijë do të shkruhet prej të pasurve në Ditën e Gjykimit. )
– Transmetohet nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sellem) të ketë thënë: “Kush thotë në mbrëmjë: “Bismilahi elledhi la jedurru mea ismihi shejun fil-erdi ve la fis-semai ve huve es-Semiu el-Alim (Me emrin e All-llahut me të cilin nuk bën dëm asgjë që ka në tokë e në qiej dhe se Ai është që dëgjon dhe sheh)” tri herë nuk do ta godasë asnjë e keqe deri mëngjes e nëse e thotë në mëngjes nuk do ta godasë asnje e keqe deri në mbrëmje.”
– Transmetohet nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sellem) të ketë thënë: “Kush thotë kur bie nata tri herë: “Eudhu bikelimati Lahi tammati min sherri ma halak (Kërkoj mbrojtje me fjalët e plota të All-llahut nga dëmi i krijesave)” nuk do ta godasë atë natë asnjë e keqe nga gjallesat.
– Transmetohet nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sellem) të ketë thënë: “Kush thotë kur del nga shtëpia: “Bismilah ve tevekeltu ala All-llahu (Me emrin e All-llahut dhe duke u mbështetur tek All-llahu)” do t’i thuhet: “Të mjafton ty dhe je i mbrojtur!” Dhe djalli do të largohet prej tij.”
– Transmetohet nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sellem) të ketë thënë: “Kush thotë kur dëgjon muezinin: “Ve ene eshhedu en la ila il-la All-llah, vahdehu la sherike leh ve eshhedu ene Muhammed abduhu ve resuluhu, raditu bilahi raben ve bi Muhammed resulen ve bi Islami dinen (Edhe unë dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut, Ai është i pashok, dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguari i Tij, jam i kënaqur me All-llahun për Zot, me Muhammedin për të Dërguar dhe me Islamin për fe)” do t’i falen mëkatet e kaluara.”
– Transmetohet nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sellem] të ketë thënë: “Kush e lexon “Kul huve All-llahu ehad” (Kaptinën El-Ihlas) dhjetë herë do t’i ndërtohet një shtëpi në Xhennet.”
– Transmetohet nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sellem) të ketë thënë: “Kush e lexon kaptinën El-Kehf ditën e Xhuma do të ndriçohet mes dy xhumave.
– Transmetohet nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sellem) të ketë thënë: “Kush e lexon Ajetul Kursinë (Tesbih Doven) pas çdo namazi obligativ nuk do ta pengojë të hyjë në Xhennet asgjë përveç vdekjes. ”
– Transmetohet nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sellem) të ketë thënë: “Kush e lexon “Kul huve All-llahu ehad” (Kaptinën El-Ihlas) është sikur të kishte lexuar një të tretën e Kur’anit.”
– Transmetohet nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve lem) të ketë thënë: “Kush lexon një mijë ajete brenda natës do t’i shkruhet sikur të jetë falur gjithë natën.”
Kjo ishte një pjesë shumë e vogël nga thëniet të Muhammedit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], të cilat kisha dëshirë që si një buqetë me lule t’ua dhuroja të gjithë agjëruesve.
O All-llah i Madhërishëm, na ndihmo në adhurimin ndaj Teje, falënderimin Tënd dhe përkushtimin tonë ndaj Teje në formën më të mirë!
Aid el-Karni
“30 Mësume për agjëruesit”