6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Yjet e futbollit shprehin solidaritet me palestinezët

Më të lexuarat

Disa futbollistë shprehën solidaritet me palestinezët pasi forcat izraelite sulmuan Xhaminë Al-Aksa, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ylli francez i Manchester United-ut, Paul Pogba, shfaqi mbështetje për popullin palestinez në një postim në mediat sociale.

“Bota ka nevojë për paqe dhe dashuri. Së shpejti do të jetë Bajram. Le ta duam të gjithë njëri-tjetrin. #PRAYFORPALESTINE”, tha Pogba në Instagram.

Në një postim në Twitter, Mame Thiam i Fenerbahçes citoi një ajet nga Kurani:

“O njerëz! Pa dyshim, premtimi i Allahut është i vërtetë, prandaj të mos ju mashtrojë kurrsesi jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashtrojë djalli për Allahun”, surja Fatir, ajeti 5.

Mbi fotografinë, Thiam shkruajti: “Zemra ime është me ty Mesxhid Al-Aksa”.

Gjithashtu, Achraf Hakimi i Inter Milanit, Riyad Mahrez i Manchester City-t, Shkodran Mustafi i Schalke 04, Franck Ribery i Fiorentinës dhe Moussa Marega i Portos postuan në Twitter mesazhe solidarizimi me palestinezët.

Hakimi shkroi “#FreePalestine” në një postim në Twitter, ndërsa Riyad Mahrez shkroi “#Palestine #SaveSheikhJarrah”.

Sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, të paktën 305 njerëz u plagosën të hënën kur policia izraelite sulmoi Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe palestinezët që ishin në roje për të parandaluar sulmet e mundshme nga hebrenjtë ekstremistë.

Tensionet kanë qenë të larta në lagjen Sheikh Jarrah të Kudsit Lindor që nga java e kaluar kur kolonët izraelitë u futën pasi një gjykatë izraelite urdhëroi dëbimin e familjeve palestineze.

Palestinezët që protestojnë për solidaritet me banorët e lagjes Sheikh Jarrah janë vënë në shënjestër të forcave izraelite.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1967 dhe aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, një veprim që nuk është njohur kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit